RAPORTO

veprime ilegale

Agjencioni Kadastral i Kosovës

 

Agjencia Kadastrale e Kosovës u themelua nga UN- Habitat në vitin 2000, është Agjenci Qeveritare nën Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. AKK është autoriteti më i lart për Kadastër, Gjeodezi dhe Hartografi në Kosovë. Tani, AKK është duke e implementuar Sistemin Informativ për Tokë dhe Kadastër si dhe Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtëshme të Kosovës.

Një sistem funksional kadastral është i domosdoshëm për implementimin e rindërtimit, mbështetjen e rregullave të ligjeve, promovimin e zhvillimeve ekonomike dhe zgjidhjen e konflikteve dhe paqartësive të vjetra.

Në këtë kontekst, Agjencia Kadastrale e Kosovës është themeluar gjatë Programit Përkrahës për Kadastrin e Kosovës-PPKK (2000-2003),e ndihmuar financiarisht nga Suedia, Norvegjia dhe Zvicra. Qëllimi kryesor i PPKK ka qenë zhvillimi dhe menaxhimi i regjistrimit të kadastrit dhe të tokës në nivelin qendror.

Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës është Prof. Dr. Murat Meha.

Për informacione shtesë, kontaktoni Zyrën Ekzekutive të AKK në akk@ks-gov.net.

Uebfaqja: http://www.kca-ks.org

 

  • Ligji për kadastër Shkarko
  • Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 2002/ 5 për themelimin e regjistrit te të drejtave të pronës së paluajtshme Shkarko
  • Udhëzim administrativ Nr 01/2013 për licencimin e kompanive gjeodete dhe të gjeodetëve Shkarko
  • Udhëzim administrativ Nr 02/2013 Për zbatimin e ligjit për kadastër Shkarko
  • Udhëzim Administrativ Nr.03/2012 Për punën e komisionit për rindërtimin kadastrit dhe regjistrit të të drejtave mbi pronën e palujtshme Shkarko
  • Udhëzim Administrativ Nr.04/2012 Për fushatën e sensibilizimit për publikun gjatë rindërtimit të kadastrit dhe regjistrit të të drejtave mbi pronën e palujtshme Shkarko
  • Udhëzim Administrativ Nr.05/2012 Për tarifat e shërbimevedhe të produkteve kadastrale të ofruara nga zyrat kadastrale komunale dhe kompanitë gjeodete të licencuara Shkarko
  • Udhëzim Administrativ Nr.11/2012 Për renditjen e elementeve të adresavedhe caktimin e formatit të shkronjave,numrave dhe të tabelave të adresave Shkarko
  • Udhëzim Administrativ Nr.12/2012 Për caktimin e emërtimit dhe numërtimit të adresave për zona të qarkullimit publik,ndërtesa,shtëpi,objkte dhe parcela kadastrale të lira Shkarko
  • Udhëzim Administrativ Nr.13/2012 Për vendosjen fizike të tabelave të adresave në zona të qarkullimit publik ,ndërtesa,shtëpi,objekte dhe parcela kadastrale të lira Shkarko
  • Udhëzim Administrativ Nr.14/2012 Për krijimin dhe administrimin e listës alfabetike për emërtime,listës rezerve dhe vendosjen e tyre nga regjistri komunal të adresave Shkarko
  • Udhëzim administrativ Nr.15/2012 për rindërtimin e kadastrit dhe regjistrit të të drejtave mbi pronën e paluajtshme Shkarko
  • Udhëzim administrativ Nr.16/2012 për punën e komisionit për rindërtimin e kadastrit dhe regjistrit të të drejtave mbi pronën e paluajtshme Shkarko
  • Udhëzim administrativ Nr.17/2012 për fushatën e sensibilizimit për publikun gjatë rindërtimit të kadastrit dhe regjistrit të të drejtave mbi pronën e paluajtshme Shkarko