RAPORTO

veprime ilegale

Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

 

Të respektuar dashamirës të mjedisit, mirë se erdhët në shtëpinë tonë, dyert e se cilës janë gjithmonë të hapura për ju.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) nuk është vetëm një institucion qeveritar, por një vend ku ju mund të gjeni shumë informata për mjedisin e Kosovës dhe mund t'i parashtroni pyetjet dhe shqetësimet tuaja për mbrojtjen e mjedisit.

Ne hartojmë koncepte dhe propozime profesionale lidhur me kornizën e të dhënave për mjedisin dhe i propozojmë MMPH-së dhe ministrive tjera ndërmarrjen e masave për përmirësimin e gjendjes.

Te ne mund të këshillohen gjithashtu edhe institucionet tjera shtetërore, komunale dhe private. AKMM krijon dhe ofron mbështetje shkencore dhe profesionale për politikat mjedisore të vendit. AKMM përcjell zhvillimet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe seminare ndërkombëtare.

Ne informojmë publikun në vazhdimësi për gjendjen e mjedisit dhe pasojat. Stafi i agjencisë është i përgatitur profesionalisht dhe me shkollim të lartë, disa ndjekin studimet pasuniversitare kurse, një pjesë tjetër ka edhe grada shkencore.

Ejani njoftohuni me ne, shfrytëzoni njohuritë dhe përvojat tona dhe shërbehuni me informacionet që kemi në dispozicion.

Dr. Ilir Morina, Kryeshef i AKMM-së

Uebfaqja: http://www.ammk-rks.net

 

  • Rregullore MMPH -Nr 03/2014 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës Shkarko