RAPORTO

veprime ilegale

BORDI I PËRKOHSHËM PËR LICENCIMIN E ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT/FUNKSIONIMI I BORDIT

Qëllimi kryesor i Bordit të Përkohshëm është të themelojë dhe mbikëqyr programin e provimit profesional dhe  licencimit dhe regjistrimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në Kosovë. Bordi është themeluar në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2011 për provimin profesional dhe licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe në bazë të Vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr. 1940/11 për formimin e Bordit të Përkohshëm për Licencim në të cilën është  caktuar funksioni dhe detyrat e Bordit. Bordi përbëhet nga 5 (pesë) anëtar kompetent dhe të respektuar, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 06/2011.

Dy anëtarë të Bordit janë të propozuar dhe emëruar njëri nga Asociacioni i Arkitektëve dhe njëri nga Shoqata e Konstruktorëve të Ndërtimtarisë të Kosovës, të cilët paraprakisht kan punuar në përpilimin e Udhëzimit Administrativ 06/2011. Sipas Udhëzimit Administrativ nr. 06/2011, Bordi mbanë përgjegjësinë e funksioneve të administrimit të vlerësimit dhe licencimit të Odës së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve, derisa këto Oda marrin përsipër këto funksione në përputhje me Vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.


QËLLIMET/OBJEKTIVAT E PROCESIT TË LICENCIMIT


Qëllimi i këtij procesi është të përcaktoj kriteret e përgjithshme që kërkohen për provimin dhe licencimin profesional dhe verifikimin e vlerësimin e aftësive teorike dhe praktike të Arkitektëve apo Inxhinierëve për ushtrimin e pavarur të profesionit, zbatimin e ligjeve, njohuritë rreth etikës profesionale, të drejtat njerëzore dhe të drejtat themelore nga legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar; të rregulloj themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve; të formoj procedurat administrative për provimin dhe licencat profesionale. 

Ushtrimi i aktiviteteve profesionale nga persona të kualifikuar është themelore në mënyrë që të arrihen standardet ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.  Andaj, ata që ushtrojnë këto aktivitete profesionale mbajnë përgjegjësi personale për punën e tyre, prandaj, është e nevojshme të formohen procedurat administrative për provimin dhe licencimin profesional për Arkitektët dhe Inxhinierët në fushën e Ndërtimit.