RAPORTO

veprime ilegale

Ndërtimi i Qendrës së Kompleksit Memorial "Adem Jashari"

Ndërtimi i Qendrës së Kompleksit Memorial “Adem Jashari” Prekaz – Skenderaj. Ka filluar ne vitin 2006, fillimisht me hartimin e projektiti ideor dhe atij kryesor e mandej kah fundi i vitit 2006 me fillimin e ekzekutimit te puneve sipas fazave
Parashihet të ekzekutohet në pesë faza dhe + një, momentalisht gjendemi në përfundim të fazës (V+) fazën e pestë plus – dhe të fundit e me këtë edhe mbaron ndërtimi në qendrën e kompleksit, por projektet në kompleks vazhdojnë si:

  • Ndërtimi i rrugëve anësore
  • Ndërtimi i lëshesës me murin mbrojtës
  • Ndërtimi i amfiteatrit
  • Konservimi
  • Shpronësimi.
  • Hulumtimet Hidrogjeologjike në thellësi deri në 20 m

Faza e parë; ka përfunduar
Kjo fazë përmban këto punë:

  • Sistemi i kanalizimit sipas projektit ekzistues për fshatin Prekaz.
  • Kanalizimi fekal për Objektin e Hyrjes dhe Informacionit
  • Drenazhimi i Sheshit
  • Puset për ujitje
  • Rregullimi I Përroskës – Lumit

Faza e dytë;
Kjo fazë ka përfunduar
Në këtë fazë janë kryer këto punë:

  • Sheshi publik
  • Sheshi para shtëpive Jasharaj
  • Shatërvani
  • Rruga për te bunkeri
  • Faza e tretë;
  • Kjo fazë ka përfunduar
  • Në këtë fazë janë kryer këto punë:
  • Varrezat e dëshmorëve
  • Urat dhe shëtitoret te lumi
  • Objekti i gjeneratorit
  • Elektrika, pjesa e përgjithshme

Faza e katërt;
Kjo fazë ka përfunduar
Në këtë fazë janë kryer këto punë

  • Objekti i hyrjes dhe informacionit
  • Fjongo – shirit i veçantë me pllaka ngjyrë tjetër
  • Logu i Pajtimit
  • Varrezat e fshatit
  • Rruga mbi varrezat e fshatit
  • Gjelbërimi – një pjesë

Faza e pestë: ka përfunduar
Punët për tu kryer ne këtë fazë janë;

  • Pllakëzimi para shtëpive,
  • Pllakëzimi i sheshit ,
  • Pllakëzimi para objektit të hyrjes dhe recepcionit,
  • Pllakëzimi i sheshit te varrezat,
  • Pllakëzimi i logut të pajtimit ,
  • Pllakëzimi i sheshit të takimit.
  • Rruga për te bunkeri
  • Rezervari i riciklimit të ujit
  • Sistemi i ujitjes dhe gjelbërimit

Faza e pestë plus ( 5+ shtimi i projekteve ): ende nuk ka përfunduar
Punët për tu kryer janë këto;

  • Shkallët për te bunkeri
  • Zgjatja e lumit- rregullimi i përroskës
  • Rruga për te bunkeri
  • Ndriçimi nga sheshi për te bunkeri
  • Ndriçimi nga sheshi për në Skenderaj
  • Një pjesë e gjelbërimit
  • Kanalizimi


Projektet tjera në kuadër të K. M. :

  • Ndërtimi i rrugëve anësore janë në përfundim e sipër ( Aksi II she III janë përfunduar kurse aksi I ka probleme pronësore dhe pritet së shpejti të zgjidhim).
  • Ndërtimi i lëshesës me murin mbrojtës – ka përfunduar
  • Ndërtimi i amfiteatrit – projekti kryesor ka përfunduar ,
  • Konservimi; Jemi ne fazën e përgatitjeve per themelimin e komisionit për përzgjedhjen e kompanive që kanë konkurruar, me projekt idetë e tyre.
  • Kemi pasur një konservim të përkohshëm per tri shtëpitë e rezistencës – ndërrim i mbulojës së çative, ndërrimi i shkalleve të improvizuara, shtyllave etj.
  • Kemi të kryer detyrën projektuese për zgjidhjen e përgjithshme Urbanistike të K M
  • Hulumtimet Hidrogjeologjike në thellësi deri në 20 m, - kemi raportin e hulumtimeve ne 4 pika matëse

Fotot e Projektit , "Ndërtimi i Qendrës së Kompleksit Memorial “Adem Jashari”