RAPORTO

veprime ilegale

Departamenti i Prokurimit

Departamenti i Prokurimit aktivitetin e vet e zhvillon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor .

Është përgjegjës për kryerjen e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të të gjitha Departamenteve dhe Njësive të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit .

Procedurat e prokurimit Departamenti është i obliguar që t'i  zhvilloj në harmoni  me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik të Kosovës, nr. 2003/17.

Është përgjegjës për zhvillimin e aktivitetit të prokurimit në të gjitha fazat e prokurimit,duke filluar nga arritja e kërkesës deri në realizimin (përmbushjen) e plotë të kontratës.

Bashkëpunon ngushtë me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik , Organin Shqyrtues te Prokurimit Publik dhe Agjencionin e Prokurimit Publik.