RAPORTO

veprime ilegale

Departamenti i Ujërave

 

Departamenti i Ujërave  vepron në kuadër të  Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Mbulon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e ujërave, me theks të veçantë në; shfrytëzimin e ujërave, mbrojtjen e ujërave dhe mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave.

Departamenti i Ujërave është i organizuar në tre divizione;

  • Divizionin  e politikave të përgjithshme
  • Divizionin e menaxhimit të resurseve ujore
  • Divizionin për koordinimin e pellgjeve lumore

Vizioni:

Administrimi, menaxhimi i integruar dhe i qëndrueshëm i ujërave për të siguruar sasi të mjaftueshme dhe cilësi të mirë për të gjithë shfrytëzuesit sipas acquis së BE-së për ujëra.

Misioni:

Të sigurohen shërbime të mirëfillta të ujit në vend, në të cilin rast të gjithë shfrytëzuesit do të kenë sasi të mjaftueshme dhe cilësi të duhur të ujit.

Veprimtaria:

Veprimtaria kryesore e këtij institucioni është hartimi i  bazës ligjore dhe akteve tjera normative, strategjive dhe planeve për administrimin dhe menaxhimin e resurseve ujore për tërë territorin e Republikës së Kosovës. Departamenti i ujërave kryen edhe punë profesionale të cilat kanë të bëjnë me:

  • Politikat zhvillimore të resurseve ujore
  • Administrimin, menaxhimin dhe planifikimin afatgjatë të resurseve ujore.
  • Hartimin e planeve dhe programeve në harmoni me politikat zhvillimoret të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
  • Punët profesionale lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar bilateral dhe multilateral.
  • Punë rreth planifikimit për shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore.
  • Mbrojtjen e ujërave nga ndotja dhe mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave.
  • Zhvillimin e sistemit informativ ujor dhe librit të ujërave
  • Ndarjen e të drejtës ujore ( leje ujore ).
  • Përgatitjen e mekanizmit për pagesa për ( shfrytëzuesit dhe ndotësit e resurseve ujore, rërës dhe zhavorrit ).
  • Ngritjen e kapaciteteve humane
  • Propozimin e projekteve kapitale për avancimin e resurseve ujore ( administrim, menaxhim dhe mbrojtje të resurseve ujore).
  • Propozimin e buxhetit për financimin e projekteve dhe nevojave tjera për zhvillimin e resurseve ujore dhe  veprimtarisë së departamentit të ujërave.

Bashkëpunimi

Puna e deritashme e Departamentit të Ujërave  karakterizohet me një bashkëpunimi dhe ndihma reciproke me të gjithë pjesëmarrësit në proces. Bashkëpunimi është i të gjitha niveleve, duke filluar nga organet më të larta qeveritare e deri te organizatat vendore dhe të huaja, individët e pavarur e në disa raste ky bashkëpunim është plotësuar edhe me diskutime publike  për mes debateve dhe konferencave të ndryshme.

Dokumentet

-    Ligji për Ujërat e Kosovës Nr.04/L-147

-Udhëzimet Administrative

UA Nr 02/2016

AU Nr 04-2016

AU Nr 05-2016

UA Nr 09-2016

UA Nr 11-2016

UA Nr 20-2015

UA Nr 19-2015

UA Nr.12/2015

UA Nr. 30/2014

UA Nr. 12/2013

UA Nr. 26/2013

UA Nr.28

UA Nr. 24/05


Vendimet_e_mbledhjes_se_127-te_te_Qeverise_20131 ZONAT E MBROJTURA SANITARE
Vendimi_i_Mbledhjes_se_191-te_te_Qeverise_2014 ZONAT E MBROJTURA SANITARE
Vendimi_i_mbledhjes_se_192-te_te_Qeverise__2014 ZONAT E MBROJTURA SANITARE
Vendimi-Nr.49/2014 PER PROGRAMIN E MONITORIMIT US & UN
Regjistri i Lejeve Ujore

Regjistri i vendimeve për zonat e mbrojtura të burimeve në Republiken e Kosoves



2.    Memorandumet e bashkëpunimit bilateral
Memorandumi i Bashëpunimit në Fushën e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe  Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Fizikë të Republikës së Maqedonisë Republika e Maqedonisë (Nr. protok.591/12, datë 09/03/2012)

3.    Direktivat e Bashkimit Evropian
Direktiva Kornizë për Ujëra e Parlamentit dhe  Këshillit të Evropës  Nr. 2000/60, datë 23 Tetor 2000
Direktiva e Këshillit 98/83/EC, datë 03/Nëntor/1998
Direktiva 91/271/EEC, datë 21/Maj/1991
E të tjera (web- faqja e Parlamenti dhe Këshillit të Evropës)

4.    Dokumetente planifikuese nga vitit 1983-2000
-    Pasqyra e Hidroekonomisë së Kosovës- IH,,Jerosllav Çerni”
-    Master Plani për Ujëra 1983-2000- IH,,Jerosllav Çerni”
-    Kadastri i Ujërave të Ndotura të KSA të Kosovës, 1988. Fakulteti i Shkencave të Natyrës seksioni i Kimisë Prishtinë.
-    Kadastri i Burimeve dhe Kadastri i Ujësjellësave –Enti për Hidroekonomi i RSM- Shkup, 1980.
-    Knjiga XV - Atllasi Vodoprivredno Resenje Metohije, 1974 Energoprojekti- Beograd
(Hardcopy)

5.    Dokumente 2004 -2014
-    Strategjia sektriale për ujëra 2007-2013, në kuader të Planit dhe Strategjisë Zhvillimore të Kosovës 2007-2013 - Instituti Riinvest Prishtinë
-    Programi i monitrimit për ujërat sipërfaqësor dhe nëntokësorë 2014-2015- Departamenti i Ujërave
-    Draft Strategjia Shtetrore për Ujëra 2015-2034 , EPTISA 2012-2014, Prishtinë
-    Draft materiale për karakterizimin e pellgjeve lumore, EPTISA 2012-2014, Prishtinë

6.    Dokumete/ udhëzues (karakteri lehtësues) të prodhuara nga projekte të financuar nga Zyra e Komisionit Evropian për Kosovë dhe donatorë të tjerë që lidhen direkt apo indirekt me çështeje e administrimit dhe menaxhimit me ujëra mund të gjenden në web – faqet e tyre  dhe web – faqet e institucioneve vendore si psh.
-    Zyra e Kryeministrit – linku  për ish Task Forcën e Ujërave tani Këshilli Ndërministror për Ujëra, 
-    MMPH linku Departamenti i Ujërave,
-    Ministria e Zhvillimit Ekonomik linku drejtoria për përformancën e Kompanive rajonale të ujësjellësit dhe Kanalizimit,
-    web-faqet e njësive administrative Komunale etj.
-    Zyra Rregullatore për Ujë,
-    web-faqet e Kompanive rajonale të ujësjellësit dhe Kanalizimit,
-    web-faqja e HS,,Ibër Lepenc” ,

Objekti dhe pajisja teknike

Departamenti i ujërave është i vendosur në objektin ndërtesa e re e Qeverisë (Ish pallatit i mediave Rilindja), kati i gjashtëmbëdhjetë.  Pajisja teknike që disponon departamenti  ujërave është e nivelit të kënaqshëm dhe i përgjigjet kërkesave të kohës.

Adresa : Ndërtesa e re e Qeverisë ( Ish pallati i mediave Rilindja ) kati  16; 10.000 Prishtinë

Telefoni: 038 200 33 204 / 200 32 235