RAPORTO

veprime ilegale

Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit

DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit:

  • Propozon harton dhe siguron bazën për krijimin e politikave për mbrojtjen së mjedisit;
  • Harton dokumente Strategjike dhe legjislacionin për fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Propozon masa dhe projekte për rehabilitimin e zonave të “nxehta”;
  • Përcakton dhe propozon arsyesh mërinë për investime dhe financim në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Kryen aktivitete administrative dhe profesionale për anëtarësim në Konventa, Traktate, Marrëveshje  dhe Organizata ndërkombëtare, për mbrojtjen e mjedisit;
  • Ofron mbështetje profesionale, për  çështjet qe kane te bëjnë me shfrytëzimin e resurseve natyrore;
  • Shqyrton dhe përgatit propozim vendim për kërkesat e palëve, për çështje te ndryshme mjedisore.
  • Përgatit raporte te ndryshme për çështje mjedisore.
  • Në kuadër të Departamentit bëjnë pjesë Divizionet:


•    Divizioni për Edukim dhe Ndërgjegjësim Mjedisor;
•    Divizioni për Mbrojtjen nga Ndotja Industriale;
•    Divizioni për Mbeturina dhe Kimikate;
•    Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës.

Divizioni për Edukim dhe Ndërgjegjësim Mjedisor

•    Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Edukim dhe Ndërgjegjësim mjedisor janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike në lëmin e edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor, në bashkëpunim me institucionet tjera;
  • Planifikon, organizon dhe mbështet organizimin e planeve dhe programeve për Edukim dhe Ndërgjegjësim mjedisor;
  • Bashkëpunon me divizionet e Departamentit për Mbrojtja e Mjedisit dhe departamentet tjera të MMPH-së dhe institucionet tjera relevante, OJQ-te mjedisore dhe shoqërinë civile dhe  bashkëpunon me donator.
  • Organizmi dhe shënimi i festave mjedisore si përgatitja dhe dizajnimi i materialeve edukative dhe informuese; fletëpalosjeve të ndryshme, broshurave të ndryshme,  pllakateve si dhe planifikimi dhe parapërgatitja e spoteve televizive, reklamave etj.
  • Mbajtja e ligjëratave profesionale nëpër shkolla fillore dhe promovim të legjislacionit mjedisor
  • Bashkëpunon me akterët tjerë qeveritar dhe pushtetit lokal për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të promovimit të mjedisit.
  • Hartimi i KASH-it , hartimi i projekteve kapitale dhe analiza e cost-benefitit
  • Analizon dhe harton raporte të rregullta periodike nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit;


Divizioni për Mbrojtjen nga Ndotja Industriale

•    Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbrojtjen nga Ndotja Industriale janë:

  • Kryen aktivitete administrative dhe profesionale për lëmine e vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM), mbrojtjes së cilësisë së ajrit, mbrojtjes nga ndotja industriale, ndryshimet klimatike, mbrojtjes së mbështjellësit të ozonit,  mbrojtjes nga zhurma, planifikimit në raste të aksidenteve mjedisore dhe çështjeve të tjera mjedisore për të cilat kërkohet angazhim.
  • Harton aktet ligjore dhe dokumente strategjike për lëmit e lartcekura. Përpunon bazën profesionale dhe përgatitë projekt  propozime.
  • Përcjellë gjendjen mjedisore dhe koordinon aktivitetet për zbatimin  e strategjive, planeve të veprimit dhe strategjive dhe programeve tjera për mbrojtjen e mjedisit.
  • Përcjellë zbatimin e masave në realizimin e planeve, projekteve dhe obligimet që dalin nga marrëveshjet  ndërkombëtare.
  • Kryen aktivitete administrative dhe profesionale lidhur me zbatimin e  procedurave të VNM-ës, VSM-ës dhe Autorizimit Mjedisor.  Përgatitë propozim vendimet për pëlqim mjedisor dhe autorizim mjedisor për veprimtari dhe projekte të subjekteve juridik dhe fizik, vendas dhe të huaj.
  • Përgatitë metodologjitë dhe udhëzimet lidhur me menaxhimin e cilësisë së ajrit
  • Përgatite bazën profesionale dhe harton e aktet ligjore për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, klimës dhe mbështjellësit të ozonit.
  • Punon në promovimin e mbrojtjes së ajrit, klimës dhe mbështjellësit të ozonit. Ofron mendime profesionale lidhur me importin dhe eksportin e materieve të cilat dëmtojnë mbështjellësin e ozonit.
  • Kryen detyrat për zbatimin e  procedurave të Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të ndotjes. Shqyrton aplikacionet, përgatitë mendimin profesional dhe propozim vendimet për Leje Mjedisore të Integruar (LMI) dhe Leje Mjedisore.
  • Përgatit përgjigje dhe raporte me shkrim në kërkesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e cilësisë së ajrit, mbrojtjes nga ndotja indistriale, mbrojtjes nga zhurma dhe ndryshimet klimatike/.
  • Harton raporte të rregullta dhe periodike mbi aktivitetet e zhvilluara;
  • Bashkëpunon me, gjithë stafin e Departamentit dhe MMPH-së, Ministritë tjera, nivelin e lokal, institucionet relevante ndërkombëtare dhe institucionet tjera në realizimin e interesave për një mjedis të pastër dhe zhvillim të qëndrueshëm


Divizioni për Mbeturina dhe Kimikate

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbeturina dhe Kimikate janë:

  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në lëmin e menaxhimit të mbeturinave, kimikateve dhe produkteve biocide;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në lëmin e menaxhimit të mbeturinave, kimikateve dhe produkteve biocide, në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me legjislacionin e BE-së;
  • Përgatitë metodologjitë dhe udhëzimet lidhur me administrimin e mbeturinave, kimikateve dhe produkteve biocide, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e procedurave dhe standardeve për licencim të
  • menaxhimit te mbeturinave, për leje, notifikim, autorizim dhe regjistrim të kimikateve dhe produkteve biocide;
  • Trajton kërkesat për licencim në menaxhimit te mbeturinave dhe përgatitë projekt-vendimin/ menaxhimit te mbeturinave;
  • Trajton kërkesat për notifikim, autorizim dhe regjistrim të kimikateve dhe produkteve biocide dhe përgatitë projekt vendimin për lejen përkatëse;
  • Ofron mbështetje, sipas kërkesës, në mbikëqyrjen mjedisore dhe menaxhimin e mbeturinave, kimikateve, produkteve biocide, si dhe në fushën e sigurisë nga rreziku prej tyre;
  • Propozon dhe përcjell zbatimin e projekteve, analizon dhe harton raporte të rregullta dhe periodike mbi aktivitetet e zhvilluara;
  • Zbaton  marrëveshjet dhe bashkëpunon me akterët relevantë të jashtëm dhe vendorë për zhvillimin e aktiviteteve ne fushën e mbeturinave kimikateve  produkteve biocide.


Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbrojtjen e Natyrës:

  • Kryen punë administrative dhe profesionale që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës bazuar në Ligjin për mbrojtjen e natyrës dhe aktet e nxjerra prej tij.
  • Udhëheq procesin e përgatitjes së bazës profesionale për hartimin e legjislacionit për mbrojtjen e natyrës, Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Biodiverzitetin, planet, programet dhe projektet si dhe kujdeset për zbatimin e tyre.
  • Kryen punë administrative dhe profesionale lidhur me lëshimin e Lejeve, Certifikatave dhe Vërtetimeve në kërkesat e personave fizik dhe juridik, bazuar në legjislacionin për mbrojtjen e natyrës.
  • Bashkëpunon me divizionet tjera në Departamentin Mbrojtja e Mjedisit rreth promovimit të mbrojtjes së natyrës, planifikimit dhe raportimit adekuat.
  • Është përgjegjës për zbatimin e detyrimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe punët rreth integrimit evropian për çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës.
  • Përgatit përgjigje dhe raporte me shkrim në kërkesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës,
  • Koordinon  dhe udhëheqë aktivitet për shpalljen e zonave të mbrojtura të natyrës në bazë të studimit të  hartuar nga institucionet profesionale.
  • Bashkëpunon me institucionet relevante veprimtaria e të cilave lidhet me mbrojtjen e natyrës në nivel qendror dhe lokal.

 

  • Vendim për shpallje nën mbrojtje të racës së Gjelit kosovar këndimgjatë lloj vendor i zbutur Shkarko
  • Vendim për shpallje nën mbrojtje të racës së qenit Deltari Ilir lloj vendor i zbutur Shkarko
  • Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiverzitetin 2011 – 2020 Shkarko
  • The Obiliq Public Information Center Shkarko
  • Lista e Personave Fizik të Licencuar për Hartimin e Raproteve të VNM-së: Shkarko
  • Terms of Reference Environmental and Social Impact Assessment (ESIA) Shkarko