RAPORTO

veprime ilegale

Divizioni i Banimit


1.    BANIMI

Banimi është qështje vendimtare për stabilitet social, shëndet dhe zhvillim kualitativ të mirëqenies njerëzore. Banimi si shfrytëzues më i madh i hapsirës, ndikon në rrjedhën e zhvillimit të gjithmbatshëm të shoqrisëdhe njëherit është komponent e rëndesishme e zhvillimit social-ekonomik, gjegjësisht të standardit jetësor. Banimi është e drejtë sociale e qytetarve në shumicën e vendeve të zhvilluara. E drejta në banim gjithnjë e më shume është prezente në kuadër të politikave globale dhe në luftë për të drejtat  njerëzore, e sanksionuar edhe me konventa ndërkombëtare. Banimi luan rol kyç në krijimin e vendeve ku njerëzit dëshirojnë të jetojnë - vendet ku dëshirojnë të investojnë për biznes dhe kështu të rrisin mundësitë zhvillimore ekonomike

2.    MISIONI DHE FUSHË VEPRIMTARIA E DIVIZIONIT TË BANIMIT

2.1.    MISIONI

Divizioni i Banimit zhvillon politikat e banimit dhe zbatimin e politikave, strategjive, programeve dhe projekteve, si dhe realizimit të aktiviteteve tjera të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e kushteve dhe mekanizmave që mundësojnë banim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, në ruajtjen e rritjen e vlerës së  fondit banesor dhe ne përdorimin dhe aplikimin e rregullave moderne teknike të ndërtimit.


2.2.    FUSHË VEPRIMTARIA:

Monitoron dhe analizon gjendjen e fushave në kuadër të përgjegjësive të veta, përgatitë dhe propozon strategjinë, programet dhe masat për përparimin e gjendjes në fushën e banimit dhe siguron realizimin e programeve dhe masave përkatëse,  koordinon dhe përgatitë punët profesionale për hartimin e ligjeve dhe udhezimeve administrative dhe monitoron aplikimin e tyre, kryen shërbime profesionale në fushën e banimit të përcaktuara me Ligjet, merr pjesë në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e banimit si dhe përshtatjen e kornizës ligjore me standardet e Bashkimit Evropian.


3.    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E  DIVIZIONIT PËR  BANIM

-    Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në lëmin e banimit;
-    Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në lëmin e banimit;

-    Menaxhon dhe koordinon politikat për Banim, përmes të cilave synohet të krijohen kushtet më të përshtatshme dhe të qëndrueshme për banim, për të gjitha kategoritë e qytetarëve;

-    Analizon dhe vlerëson gjendjen e banimit nëpër komuna ne kuadër te detyrave dhe përgjegjësive dhe siguron zbatimin e politikave zhvillimore në fushën e banimit 

-    Nxitë  mekanizma për realizimin e politikave të volitshme të financimit në banim dhe koordinon zhvillimin e tyre me aktorë të ndryshëm të institucioneve publike, bankare apo donatorë, investitorë dhe OJQ të ndryshëm;

-    Identifikon, harton  dhe zhvillon  projekte me prioritet dhe rëndësi të veçantë për vendin nga sektori i banimit;

-    Zhvillon politika të qëndrueshme për bashkëpunimin institucional dhe ndërinstitucional, vendorë dhe ndërkombëtarë;

-    Hulumton politikat regjionale në aspektin e ngritjes së nivelit të zhvillimit të fushës së banimit dhe identifikimit të mënyrave të favorshme të financimit për renovimin e stokut të banimit;

-    Përkrah profesionalisht komunat në përmbushjen e përgjegjësive të dala nga legjislacioni në fuqi për fushën e banimit;

-    Harton dhe monitoron zbatimin e normave minimale për banim;

-    Bashkëpunon me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë për zhvillimin e fushës së banimit;

-    Ofron mbështetje për institucionet publike dhe private për projektet zhvillimore dhe investive të banimit në Kosovë.
4.    LEGJISLACIONI

4.1.    LIGJI NR. 03/L-164 PËR FINANCIMIN E PROGRAMEVE TË VEÇANTA TË BANIMIT

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-164 për financimin  e programeve të veçanta të banimit, sigurimi i banimit është përgjegjësi e komunave. Komuna bën identifikimin e nevojave për banim për popullsinë nën juridiksionin territorial të tyre. Hartimin e programeve dhe projekteve tre vjeçare për banim bazuar në burimet financiare, sigurimin e tokës për ndërtim dhe infrastrukturën. Paraqitjen e kërkesave për financimin e investimeve të reja dhe subvencioneve në MMPH. Krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave për familjet që përfitojnë nga programet për banim. Sigurimin e ndërtimit, administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave me qira përmes organit kompetent komunal. Raportimin vjetor në Ministri për ecurinë e programeve të banimit.

Bazuar në këtë Ligj sigurimi i banimit  mund të bëhet përmes financimit të programeve të veçanta të banimit me qira ku përfshihen banesat e ndërtuara nga Komuna, Qeveria dhe donatorët të cilat ipen me qira, banesat ekzistuese në pronësi të personave fizikë apo juridikë, të cilat mund të ipen me qira për familjet që posedojnë bonus të banimit dhe banesat tjera në pronësi të komunës, që mund të adaptohen për banim.  

Organet kompetente komunale, me vendim të Kuvendit Komunal, mund të lejojnë bonuse të banimit për shfrytëzimin e banesave me qira në treg kur kostoja e ndërtimit të banesave  është më e lartë dhe kur mungojnë fonde  për investime të reja. Bonusi i banimit aprovohet në Kuvendin Komunal, varësisht nga mundësitë buxhetore.

Përfituesit nga programet për banim caktohen me vendim të Kuvendit Komunal përkatës, ku bazuar ne ligj, përfshihen familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale, kanë mbetur pa banesë-shtëpi si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike. Administrimi i kërkesave për programet e banimit  dhe caktimi i  përparësive  bëhen nga organi kompetent komunal.

Përfitimi nga programet e banimit  bazohet në verifikimin e gjendjes ekonomike   të familjes. Verifikimi i gjendjes ekonomike të familjes bëhet nga organi kompetent komunal.
Nga Ligji Nr. 03/L-164 për Financimin e Programeve të Veçanta të Banimit janë të hartuara dhe të aprovuara 6 Udhëzime Administrative që e pltësojnë në tërsi këtë Ligj. Këto U.A. janë:


4.1.1.    Udhëzimi Administrativ Nr. 18/2010 për Përmbajtjen e kontratës për banesat me qira joprofitabile;

4.1.2.    Udhëzimi Administrativ Nr. 19/2010 për Përmbajtjen e bonusit të banimit;

4.1.3.    Udhëzimi Administrativ Nr. 21/2010 për Kriteret e përcaktimit të radhës së përparësisë për kategoritë e  familjeve që mund të  përfitojnë nga programet;

4.1.4.    Udhëzimi Administrativ Nr. 22/2010 për Procedurat për përfitimin nga programet e veçanta të banimit;

4.1.5.    Udhëzimi Administrativ Nr. 23/2010 për Procedurat për shpalljen e programeve e veçanta të banimit;

4.1.6.   Udhëzimi Administrativ Nr. 24/2010 për Normat minimale të banimit për banesat e programeve të veçanta të veçanta të banimit;

4.1.7.   Udhëzuesi për hartimin e programeve të veçanta për banim

4.1.8.   Broshura - Programi i Banimi me Qira Joprofitabile

4.1.9.    Broshura - Çfarë duhet të dimë për Bonusin e Banimit

4.1.10.  Raportet të punëtorive për hartimin e programeve të veçanta për banim

4.1.11.    Regjistri mbi hartimin e programeve të veçanta për banim

4.2.  LIGJI NR. 04/L-134 PËR NDËRTESAT E BANIMIT NË BASHKËPRONËSI

Me miratimin e Ligjit Nr. 03/L-134 për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi, nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç tjerash janë krijuar para kushtet mbi menaxhimin e qëndrueshëm dhe efikas të objekteve te banimit të cilat janë në pronësi të përbashkët.
Fondi Banesor në Kosovë pas vitit 1999, është i pa administruar gati tërësisht, si shkak i ndryshimeve të raporteve pronësore mbi banesat si dhe të mosfunksionimit të ish-Ndërmarrjeve Publike Banesore në administrimin e ndërtesave në bashkëpronësi.

Në këto rrethana, me anë këtij të ligji, hapet një etapë e re në menaxhimin e fondit banesor, me ç’rast janë definuar të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve në ndërtesat në bashkëpronësi. Përmes këtij ligji pronarëve të ndërtesave në bashkëpronësi iu ipet përgjegjësi që të vendosin mbi menaxhimin e pronësisë së tyre të përbashkët, kurse sistemi i menaxhimit dhe  mirëmbajtjes së ndërtesave ofron mundësi edhe në zhvillimin e konkurrencës në punë në mes të ndërmarrjeve të ndryshme lidhur me ofrimin e shërbimeve cilësore  të mirëmbajtjes së fondit banesor.

Për menaxhimin dhe administrimin e fondit banesor ofrohen mundësi dhe të drejta të barabarta edhe për ndërmarrjet e reja të cilat do të merren me punë të administrimit dhe  mirëmbajtjes së ndërtesave në bashkëpronësi. Të gjitha ndërmarrjet të cilat do të merren me punë të administrimit të ndërtesave në bashkëpronësi duhet të pajisen me Çertifikatë për ushtrim veprimtarie nga ana e Institucioneve që marrin të drejten e ushtimit të kësaj veprimatrie nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Nga Ligji Nr. 03/L-134 për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi janë të hartuara dhe të aprovuara 4 Udhëzime Administrative që e plotësojnë në tërësi këtë Ligj të cilat janë:

4.2.1.   Udhëzimi  Administrativ  Nr.01/2014 për Përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe mënyrës së mbajtjes së  regjistrit të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi dhe administratorëve të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi;

4.2.2.    Rregullore MMPH Nr. 03/2016 për normat minimale teknike për ndërtesat e banimit në bashkëpronsi;

4.2.3.    Udhëzimi  Administrativ Nr.06/2014 për Çertifikimin e administratorëve të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi dhe

4.2.4.    Udhëzimi  Administrativ Nr.10/2014 për Përmbajtjen e  Planit të Lokacionit dhe planimetritë.

4.2.5.    Broshura - Çka duhet të dimë për shfrytëzimin administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërteave në bashkëpronësi.

4.2.6.    Autorizimi për zhvillimin e programit për trajnim për administrim të ndërtesave në bashkëpronësi.

4.2.7.    UDHËZUES PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR. 03/L-134 PËR NDËRTESAT E BANIMIT NË BASHKËPRONËSI

4.3.    LIGJI NR. 04/L-061 PËR SHITJEN E BANESAVE NË TË CILAT EKZISTON E DREJTA BANESORE

Ligji Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore, ka hyrë në fuqi me datë 28 Janar 2012. Më pastaj është bërë amandamentimi i këtij ligji të lartëcekur me    Ligjin Nr. 04/L-247 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. Me këtë Ligj rregullohen kushtet dhe mënyra e shitjes së banesave në pronësi shoqërore dhe publike për të cilat ekziston e drejta banesore apo e drejta e shfrytëzimit me qira për kohë të pacaktuar, së bashku me pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës si dhe mënyra e përcaktimit të çmimit shitës të banesës dhe shuarja e së drejtës banesore.

Në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore,  është hartuar broshura:

4.3.1.    Broshura - Çfarë duhet të dini për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore?

4.3.2.    Raportet të punëtorive për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore

4.3.3.    Regjistri mbi Institucionet per realizimin e shitjes se banesave në të cilat ekziston e drejta banesore

4.4.    Udhëzimi  Administrativ  për caktimin  e kushteve dhe kritereve për sigurimin e banimit familjar për ish te dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë

Udhëzuesin  Administrativ  për caktimin  e kushteve dhe kritereve për sigurimin e banimit familjar për ish te dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në bazë Ligjit  Nr. 03/L-095 “Për Statusin dhe të Drejtat e ish të Dënuarve dhe të përndjekurve politik të Kosovës.

4.5.    Udhëzimi  Administrativ Nr. 10/2014 për përcaktimin  e kushteve dhe kritereve për sigurimin e banimit familjar për invalidët, veteranët dhe familjet e dëshmorëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës

Udhëzuesin Administrativ Nr.10/2014 për përcaktimin  e kushteve dhe kritereve për sigurimin e banimit familjar për invalidët, veteranët dhe familjet e dëshmorëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës ne bazë të Ligjit  Nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe familjeve të tyre.

5.    PROGRAMI PËR RINDËRTIMIN E SHTËPIVE

Objektivi i Programit të Rindërtimit, të financuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për periudhën 1999 – 2002, ka qenë që t’i ofrojë ndihmë familjeve më të rrezikuara nga të gjithë qytetarët e Kosovës, shtëpitë apo banesat e të cilave kanë qenë të dëmtuara apo të shkatërruara gjatë luftës 1998-1999.

5.1.    BROSHURA PËR PROGRAMIN DHE PROCESIN E RINDËRTIMIT NË KOSOVË 1999-2002

6.    PROGRAMI DHE UDHËZUESI PËR BANIM SOCIAL (UBS)


Programi për Banim Social është hartuar në Tetor të vitit 2002. Qëllimi i Programit është krijimi i kushteve për sigurimin e  banimit të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm për familjet cilat nuk e kanë të zgjidhur çështje e strehimit dhe jetojnë ne Qendra te Përkohshme Kolektive.
Zbatimi i këtij Programi ka filluar me dy pilot-projekte në komunat: Skenderaj dhe Deçan gjatë viteve 2003/2004. Programi për Banim Social ka vazhduar te zbatohet edhe në vitet 2004/2005 me ndërtimin e tri objekteve te banimit social në  komunat: Mitrovicë, Skenderaj dhe Malishevë. Gjatë viteve 2005/06, bazuar në vendimin e nr. 4/160 të dt. 02.08.05 dhe vendimin nr. 03/205 te dt. 05.07.06 te Qeverisë së Kosovës, është realizuar ndërtimi i tre  objekteve te banimit social në Komunat Obiliq (Plemetina I) dhe Lipjan (Magurë) ne kuadër te Projektit për Mbylljen e Kampit te Plemetinit. Në fund të vitit 2006, janë vënë  gurë themelet edhe  për dy objekte te banimit social në Komunën e Gjakovës dhe Gjilanit të cilat janë përfunduar ne vitin 2008. Projektet janë përsëritur në shumë Komuna.
Për projektet e realizuara për ndërtimin e Objekteve për Banim Social DBN ka hartuar Memorandume të Mirëkuptimit me 9 Komuna.

Në Tetor të vitit 2002 është hartuar dhe ripunuar në vitin 2005 në bazë të komenteve të dhëna nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare gjatë procedurës së përmbushjes së Standardit VI-të, veprimi 2.6.

Udhëzuesi përcakton procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e përfituesve të banesave, normat projektuese dhe standardet teknike për banim social, kontratën për shfrytëzimin e banesave dhe përgjegjësitë e institucioneve për menaxhim dhe mirëmbajtjen e objekteve. Pas aprovimit në Grupin Punues për Standardin VI-të, i përkthyer ne tre gjuhë, UBS është shpërndare në të gjitha Komunat e Kosovës.

7.    PROJEKTET

7.1.    Projektet për mbylljen e Qendrave te Përkohshme Kolektive:

DEÇAN

Projekti për ndërtimin e Objektit për Banim Social në Deçan, 2003/2004, me përmbajtje te objektit 16 banesa dhe 4 lokale afariste financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Deçanit dhe donatorit Swiss Cooperatin Office-SDC.

 

 

 

SKENDERAJ

 

 

Projekti për ndërtimin e Objektit për Banim Social në Skenderaj, 2003/2004, me përmbajtje te objektit 21 banesa dhe 5 lokale afariste financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna  e Skenderajt dhe donatorit Swiss Cooperatin Office–SDC.

 

 

 

MALISHEVË

 

 

 

Projekti për ndërtimin e Objektit për Banim Social në Malishevë, 2005, me përmbajtje te objektit 21 banesa dhe 5 lokale afariste financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Malishevës.

 

 

 

 

KLINË

 

 

 

 

 

 

Projekti për ndërtimin e Objektit për Banim Social në Klinë, 2005, me përmbajtje te objektit 23 banesa dhe 4 lokale afariste financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Klinës.

 

MITROVICË

 

 

 

 

 

 

 

 

Projekti për ndërtimin e Objektit për Banim Social në Mitrovicë, 2005, me përmbajtje te objektit 21 banesa dhe 5 lokale afariste, financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Mitrovicës.


•    GJILAN - Projekti për ndërtimin e Objektit për Banim Social në 2007/2008 me përmbajtje te objektit 26 banesa dhe 2 lokale afariste, financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe  Komuna e Gjilanit.

•      GJAKOVË - Projekti për ndërtimin e Objektit për Banim Social në, 2007/2008, me përmbajtje të objektit 24 banesa dhe 2 lokale afariste financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Gjakovës.



7.2.    Projekti për komunitetet Romë Ashkali dhe Egjiptian  (mbyllja e Kampit të Plemetinit)

Mbyllja e kampit të Plemetinit është përcaktuar si prioritet i lartë i Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse dhe UNMIK-ut në Nëntor të vitit 2004 kur është formuar Grupi Punues i udhëhequr nga MMPH dhe UNHCR. Me vendim nr. 4/160 të dt. 02.08.05 dhe vendimin nr. 03/205 të dt. 05.07.06 të Qeverisë së Kosovës, MMPH-së i janë ndarë mjetet financiare me destinim të veçantë për fillimin e shthurjes se kampit të Plemetinit.
Në bazë të planit dinamik të projektit për Mbylljen e Kampit të Plemetinit të hartuar në MMPH,  që nga Nëntori 2004 MMPH dhe UNHCR janë zhvilluar aktivitetet si ne vijim:

-    Formimi i rrjetit me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, koordinator të projektit te nivelit qendror dhe lokal, të PSSP-së, UNMIK-ut, Komunave dhe aktorëve tjerë relevant.
-    Krijimi dhe kompletimi i bazës së të dhënave për banorët e Kampit të Plemetinit në bashkëpunim me UNHCR-në  dhe Komunat.
-    Verifikimi i statusit pronësor të familjeve dhe  finalizimi i listës në bazë të dokumenteve të pronësisë  të marra nga Komunat.
-    Identifikimi i zgjidhjes adekuate dhe të qëndrueshme për banorët e kampit bazuar në Programin për Banim Social (ndërtimi i objekteve banesore të karakterit social) për banorët që nuk kanë pronë dhe bazuar ne Programin për Rindërtim të shtëpive për banorët që kanë pronë.
-    Hartimi i Koncept Dokumentit për mbylljen e Kampit të Plemetinit për prezantim të donatorët dhe sigurimi i mjeteve financiare

Deri në përfundimin e projektit ne Qershor 2007 janë mbajtur 26 takime të Grupit Punues dhe 17 takime me donatorë nga ana e MMPH-së dhe UNHCR-së, me ç’rast është gjetur zgjidhje për 117 familje te komuniteteve Rome Ashkali dhe Egjiptian.

PLEMETINA I (OBILIQ) Objekti për Banim Social - me përmbajtje të objektit 36 banesa financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
PLEMETINA II (OBILIQ) - Objekti për Banim Social - me përmbajtje të objektit  me 24 banesa financuar nga Agjencioni Evropian për Rindërtim dhe implementuar nga Euro-Perspektiva.



MAGURE (LIPJAN)
Objekti për Banim Social  me përmbajtje të objektit 22 banesa dhe 2 lokale afariste financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë vitit 2006 dhe Komuna e Lipjanit.


•    SHTEPI  INDIVIDUALE - 9 shtëpi individuale për zgjidhjen e nevojave për banim të 12 familjeve financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

•    RINDËRTIMI - 22 shtëpive te djegura nga UNDP për banorët e Kampit të Plemetinit.

7.3.    Projekti për Rindërtimin e 20 shtëpive në Shtërpcë

Bazuar ne Programin për Rindërtimin e Shtëpive financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjate vitit 2005.