RAPORTO

veprime ilegale

Divizioni i Planifikimit Hapësinor

DIVIZIONI I PLANIFIKIMIT HAPËSINOR


Autoriteti përgjegjës që ushtron kompetenca dhe përgjegjësi përkatëse të bazuara në legjislacion në fuqi për çështjen e planifikimit hapësinor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjegjësisht në Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit është Divizioni i Planifikimit Hapësinor.

Divizioni i Planifikimit Hapësinor siguron hartimin dhe zbatimin e politikës zhvillimore të ministrisë, përmes ligjeve dhe dispozitave të tjera në fushën e planifikimit hapësinor. Koordinon dhe menaxhon punët e divizionit nga aspekti profesional dhe administrativ.


PËRGJEGJËSIT

  • Përgatit politikat për fushëveprimin e planifikimit hapësinor;
  • Harton dhe koordinon kornizën ligjore të planifikimit hapësinor;
  • Përgatit propozim-vendimet për hartimin dhe revidimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor si: Planit Hapësinor të Kosovës, Hartës Zonale të Kosovës dhe Planeve Hapësinore për Zonat e Veçanta, së bashku me programin për hartimin dhe menaxhimin e procesit të planifikimit;
  • Bashkërendon objektivat e autoriteteve qendrore në planifikim hapësinor dhe territorial  në Planin Hapësinor të Kosovës, Hartën Zonale të Kosovës dhe në Planet Hapësinore për Zonat e Veçanta ;
  • Siguron që pjesëmarrja publike është e përfshirë në procesin e hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
  • Zhvillon hulumtime dhe vlerësime në planifikim hapësinor  dhe sugjeron Qeverinë të ndërmarrë masa të nevojshme për përmirësimin e kornizën ligjore dhe ecurinë e hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor;
  • Organizon dhe mban trajnime për sektorin publik dhe privat që ushtrojnë veprimtari në fushën e planifikimit hapësinor;
  • Përcakton Kushtet ndërtimore të cilat janë bazë për hartimin e dokumentacionit  ndërtimor  për ndërtime brenda sipërfaqes së mbrojtur dhe ndërtimet e Kategorisë së III-të  të përcaktuara me ligj;
  • Bashkërendon me komuna, organizata lokale dhe ndërkombëtare me qëllim të harmonizimit të planifikimit hapësinor në Kosovë me normat e BE-së dhe ndërkombëtare.
  • Siguron që hartimi i dokumenteve të planifikimit hapësinor në nivelit lokal është në pajtim me dispozitat e këtij ligji, përmes ofrimit të ndihmës teknike autoritetit përgjegjës komunal;
  • Vlerëson përputhshmërinë e Planit zhvillimor komunal dhe Hartës Zonale të Komunës me Planin hapësinor të Kosovës dhe Hartës zonale të Kosovës, si dhe revidimin e tyre me të dhënat digjitale bazë dhe normat teknike të planifikimit hapësinor;
  • Siguron mbikëqyrjen e zbatimin të Ligjit për Planifikimin Hapësinor në fuqi dhe akteve të tjera ligjore përcjellëse të fushës


LEGJISLACIONI

  • LIGJI NR. 04/L-174 PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
  • Udhëzim Administrativ për Zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor mbi Elementet Themelore të   Përmbajtjes së Planit Hapësinor të Kosovës Nr. 29/03;
  • Udhëzim Administrativ për Zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor mbi Elementet Themelore Të Përmbajtjes së Planeve Hapësinore për Zona të Veçanta Nr. 43/2005;
  • Udhëzim Administrativ për Zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor mbi Elementet Themelore të Planit Zhvillimor të Komunës Nr. 33/03;
  • Udhëzim Administrativ për Zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor mbi Elementet Themelore të Planit Zhvillimor Urban Nr. 34/03;
  • Udhëzim Administrativ për zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor mbi Elementet Themelore të Planit Rregullues Urban Nr. 41/05;
  • Udhëzimi Administrativ mbi zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor mbi themelimin e Institutit për planifikim hapësinor
  • Nr. 24/03;
  • Udhëzim Administrativ për përgjegjësitë e Autoriteteve të Planifikimit Hapësinor si  dhe Parimet dhe Procedurat për Pjesëmarrjen e Publikut në Planifikim Hapësinor Nr. 05/2014;

 

  • LIGJI NR. 03/L-039 PËR ZONAT E VEÇANTA TË MBROJTURA
  • SHTOJCA - hartat për zonat e veçanta të mbrojtura
  • Udhëzimi Administrativ për Këshillin Zbatues dhe Monitorues
    Nr. 03/2013;


  • LIGJI NR. 04/L-066  PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT
  • Udhëzim administrativ Për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë   dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit  dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit Nr. 12/2014;





  • LIGJI NR. 04/L-62    PËR FSHATIN HOÇË E MADHE
  • Udhëzim Administrativ Për  Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe  Nr. 11/2014

 

  • UDHËZUES


Udhëzues - Vlerësimi i përfshirjes dhe integrimit të trashëgimisë kulturore në planet hapësinore dhe urbanistike të nivelit lokal, 2013;

 

  • RAPORTET


Raport mbi gjendjen ekzistuese në planifikimin dhe menaxhimin urban në komunat e Kosovës, 2002;
Raport mbi gjendjen ekzistuese në planifikim dhe menaxhim dhe urban në komunat e Kosovës,  2007;

  • VENDBANIMET JOFORMALE



Udhëzues për Planifikim Hapësinor të Vendbanimeve Joformale,  2005;

Vendbanimet Joformale - Hulumtimi i gjendjes ekzistuese, Raport- 2005;

Raport për gjendjen e Vendbanimeve Joformale në Kosovë, dhjetor 2010;

Doracaku për rregullimin e Vendbanimeve Joformale në Kosovë,tetor 2012;

Doracakë për përfshirjen e komunitetit në procesin e rregullimit të vendbanimeve  Joformale, 2013;

Doracakë mbi përfshirjen e perspektivës gjinore në rregullimin e Vendbanimeve Joformale, 2014

  • 17 Gusht  

    Projekti konceptual - Impianti per trajtimin e ujrave te zeza (ITUZ) – Prizren

    Lexo më shumë

  • 10 Qershor  

    UDHËZUES PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR ME PJESËMARRJE NË KOSOVË

    Lexo më shumë

  • 20 Mars  

    Kushtet ndërtimore për projektin"Deponi e Karburanteve dhe Gazit të Lëngëzur Propan Butan"Gërlicë Komuna e Ferizajt

    Lexo më shumë

  • 20 Mars  

    Kushtet ndërtimore për projektin"Furnizimi me Ujë dhe Largimi i Ujërave të Zeza Prishtina ,Faza e III-të"

    Lexo më shumë

  • 05 Dhjetor  

    Doracaku për përfshirjen e komunitetit në procesin e rregullimit të vendbanimeve joformale

    Lexo më shumë

  • 15 Maj  

    Detyrat dhe përgjegjësit e divizionit të planifikimit

    Detyrat dhe përgjegjësit e divizionit të planifikimit Lexo më shumë

  • 15 Maj  

    Raport mbi gjendjen e planifikimit dhe menaxhimit hapësinor dhe urban në komunat e Kosovës

    Raport mbi gjendjen e planifikimit dhe menaxhimit hapësinor dhe urban në komunat e Kosovës-2002 Lexo më shumë

  • 15 Maj  

    Raport mbi gjendjen e planifikimit dhe menaxhimit hapësinor dhe urban në komunat e Kosovës

    Raport mbi gjendjen e planifikimit dhe menaxhimit hapësinor dhe urban në komunat e Kosovës Lexo më shumë

  • Kushtet ndërtimore për projektin"Furnizimi me Ujë dhe Largimi i Ujërave të Zeza Prishtina ,Faza e III-të" Shkarko