RAPORTO

veprime ilegale

Divizioni i Ndërtimit

MISIONI DHE FUSHË VEPRIMTARIA E DIVIZIONIT TË NDËRTIMIT


1.1  Misioni


Divizionit i Ndërtimit zhvillon politika ndërtimore, harton kornizën ligjore, financiare dhe institucionale te nevojshme duke promovuar ndërtim modern të  bazuar në rregulla teknike ndërtimore dhe standarde të EU-së.


2.1  Fushë veprimtaria:


Monitoron dhe analizon gjendjen e fushave në kuadër të përgjegjësive të veta, përgatitë dhe propozon strategjinë, programet dhe masat për përparimin e gjendjes në fushën e ndërtimit dhe siguron realizimin e programeve dhe masave përkatëse,  koordinon dhe përgatitë punët profesionale për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe monitoron aplikimin e tyre, kryen shërbime profesionale në fushën e ndërtimit të përcaktuara me Ligjin e Ndërtimit, merr pjesë në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e banimit dhe ndërtimit si dhe përshtatjen e kornizës ligjore me standardet e Bashkimit Evropian.


2.    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E  DIVIZIONIT PËR  NDËRTIM:

2.1.    Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e ndërtimit;
2.2.    Monitoron dhe miraton Taksat Administrative për Leje të  ndërtimit në baza  vjetore të nivelit qendror dhe lokal;
2.3.    Shqyrton dhe jep leje të  ndërtimit, leje të rrënimit, certifikatë të  përdorimit dhe leje te legalizimi për objektet me rendësi te veçantë dhe rrezikshmëri të lartë - kategorinë e III të   objekteve ndërtimore, konform Ligjit ne fuqi;
2.4.    Mbikëqyrë në vazhdimësi procesin e licencimit te profesionisteve në fushën e ndërtimit. Koordinon aktivitetet dhe jep këshilla dhe udhëzime profesionale për zhvillimet e reja ne raport me Odat profesionale për dhënien e Provimit Profesional dhe Licencim;
2.5.    Përcjellë punën, realizon kontakte dhe bashkëpunon me organizata ndërkombëtare, agjenci të specializuara si dhe organizata të tjera, me qëllim të këmbimit të përvojave lidhur me zhvillimin e fushës së ndërtimit;
2.6.    Propozon dhe merr masa për hartimin e programeve zhvillimore në pajtim me strategjitë, të cilat duhet të ndërtohen për zhvillimin e fushës së ndërtimit.

3.    LEGJISLACIONI

3.1     Ligji Nr. 04/L-110 për Ndërtim
3.2     Ligji Nr. 04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje
3.3     Udhëzimet Administrative dhe Rregulloret teknike të Ndërtimit

4.    PROJEKTET

4.1.  USAID- Partneritetet për Zhvillim: Ndihmon ne reformat ne ndërtim si dhe ndihmon ne zbatimin e Ligjit te Ndërtimit dhe ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

4.2.  Komisioni Europian-IRuSP: Krijimi i softuerit për regjistrim te ndërtimeve pa leje.

4.3. BERZH: Ndihmon për  traspozimin e direktivës 2010/31 për performance te energjisë ne ndërtesa, ku prej këtij projekti do te hartohen legjislacioni primar dhe sekondar për performance te energjisë ne ndërtesa e përkrahur ne BERZH-i


5.    UDHËZUESIT


5.1  Udhëzues për trajtimin e ndërtimeve pa leje

 

6. FLETËPALOSJE

6.1  Si te pajisëm me leje ndërtimore
6.2  Si te pajisëm me leje të legalizimi


7. LEJET PËR OBJEKTET E RËNDËSISË TË VECANTË (KATEGORIA E III-të E NDERTIMEVE)

7.1     Lejet e ndërtimit -  lëshohen për objektet e planifikuara ose për aneksim ose formë tjetër të rindërtimit në objektet ekzistuese,  nëse plotësohen kërkesat e të gjitha rregullave dhe kërkesat sipas Ligjit për ndërtim dhe sipas ligjeve të tjera të zbatueshme;

7.2     Certifikata e përdorimit – lëshohen kur objekti ndërtimor i përfunduar është në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit, rregullore teknike dhe kërkesa sipas ligjeve te tjera të zbatueshme; 

7.3     Lejet e legalizimit -  lëshohen për objektet e përfunduara  nëse plotësohen kërkesat sipas Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe sipas Udhëzimi  Administrativ Për dokumentacionin ne mbështetje te aplikacionit për legalizim për ndërtimet e përfunduara te kategorisë se tretë.


LIGJET DHE UDHËZIMET ADMINISTRATIVE


1. LIGJI I NDËRTIMIT NR. 04/L-110


1.1. UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH Nr. 01/2016 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E UDHËZIMIT ADMINISTRATIV Nr. 06/2011 PËR PROVIMIN PROFESIONAL DHE LICENCIMIN E ARKITEKTEVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT

1.2. UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH - NR. 16/2014 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR DORËZIMIN DHE SHQYRTIMIN E KËRKESAVE PËR KUSHTE NDËRTIMORE DHE PËR LEJE NDËRTIMORE PËR PROJEKTET E KATEGORISË III

1.3. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 20/2013 PËR MËNYRËN, PROCEDURËN DHE SHUMËN E GJOBAVE NDAJ PJESËMARRËSVE NË NDËRTIM

1.4. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 18/2013 PËR STANDARDET MINIMALE DHE PROCEDURAT PËR MBIKËQYRJE INSPEKTIVE DHE LËSHIM TË CERTIFIKATËS SË PËRDORIMIT

1.5. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 15/2013 MBI KUSHTET PËR MBAJTJEN E DITARIT NDËRTIMOR DHE LIBRIT NDËRTIMOR

1.6. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.10/2013 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR DORËZIMIN DHE SHQYRTIMIN E KËRKESAVE PËR KUSHTE NDËRTIMORE SI DHE PËR LEJE NDËRTIMORE

1.7. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.09/2013 PËR KATEGORIZIMIN E NDËRTIMEVE

1.8. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.08/2013 PËR NDËRTIMET PËR TË CILAT NUK KERKOHET LEJE NDËRTIMORE

1.9. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.22/2012 MBI TAKSTAT ADMINISTRATIVE PËR LËSHIMIN E LEJES SË NDËRTIMIT DHE TARIFAT PËR RREGULLIMIN E INFRASTRUKTURËS

1.10. RREGULLORE- NR.04/2011 PËR MËNYRËN E LLOGARITJES SË PAGESËS PËR KONTROLLIN TEKNIK TË OBJEKTEVE NDËRTIMORE

1.11. RREGULLORE TEKNIKE NR. 03/2009 PËR KURSIMIN E ENERGJISË TERMIKE DHE MBROJTJEN TERMIKE NË NDËRTESA

 

2. LIGJI NR. 04/L-188 PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE

 

2.1. UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH- Nr.02/2016 PËR KËRKESAT THEMELORE TË SHËNDETIT DHE SIGURISË PËR TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE

2.2. UDHËZIM ADMINISTRATIV -MMPH NR.04/2015 PËR PROCEDURAT E ANKESËS PËR VENDIMET MBI TRAJTIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE

2.3. UDHEZIM ADMINISTRATIV -MMPH NR.18/2014 PER KERKESAT THEMELORE TE SHENDETIT DHE SIGURISE PER TRAJTIMIN E NDERTIMEVE PA LEJE

2.4. UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH - NR. 19/2014 PËR DOKUMENTACIONIN NË MBESHTETJE TË APLIKACIONIT PËR LEGALIZIM PËR NDËRTIMET E PËRFUNDUARA TË KATEGORISË SË TRETË

  • TRASEJA Shkarko
  • LEJE NDERTIMORE - KOSTT - SEGMENTI I Shkarko
  • LEJE NDERTIMORE - KOSTT - SEGMENTI II Shkarko
  • LEJE NDERTIMORE - KOSTT - SEGMENTI III Shkarko