RAPORTO

veprime ilegale

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës

Punët hidrometeorologjike me interes për Kosoven janë:

  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit themelor të stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike;
  • Matjet dhe vrojtimet e elementeve dhe dukurive: hidrologjike, meteorologjike, biometeorologjke dhe hidrobiologjike.
  • Matjet dhe vrojtimet speciale në lëminë e rrezatimit, radioaktivitetit (në pajtim me ligjin në fuqi)
  • Matjet dhe vrojtimet e elektricitetit atmosferik dhe ndotjes së ajrit, ujit, të reshurave sipas programit dhe metodologjisë unike që vlen për stacionet e rrjetit themelor.
  • Studimi, përpunimi, ruajtja, këmbimi dhe shpallja e të dhënave dhe rezultateve hidrometeorologjike dhe rezultateve të hulumtimeve në rrjetin e monitorimit.
  • Organizmi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit llogaritës, vrojtues të bazës së të dhënave e të prognozimit për kryerjen e punëve hidrometeorologjike.
  • Mirëmbajtja dhe kalibrimi i instrumenteve të rrjetit themelor të stacioneve.
  • Institucionet simotra q ë merren me sistemin e monitorimit janë të obligueshme që ti referohen (për bazën e të dhënave) IHMK-së
  • Kryerja e matjeve, vrojtimeve meteorologjike me radar
  • Kryerja e matjeve dhe vrojtimeve hidrometeorologjike sistematike sistematike në ujërrjedhat e lumenjve në rastet e zakonshme dhe në rastet e çrregullimeve, të gjendjes së ujërave të nëntokës në zonën e ngopur dhe në kontakt të drejtëpërdrejt me tokën dhe nëntokën ( në tekstin e mëtutjeshëm burimi i parë).
  • Ndjekja sistematike dhe konstatimi i ndotjes së ajrit, të reshurave atmosferike, ujërave sipërfaqësore dhe ujërave të nëntokës të burimit të parë dhe tokës, si dhe studimi dhe prognozimi i kushteve hidrometeorologjike të ndotjes së mjedisit,
  • Publikimi i analizave hidrologjike, meteorologjike dhe saktësimit afatshkurt: të motit, ujit, akullit në lumenj dhe ndikimi i motit në kulturat bujqësore.
  • Paralajmërimi i paraqitjes së fatkeqësive elementare hidrometeorologjike.
  • Dhënja e raporteve, parashikimeve dhe paralajmërimeve të organeve kompetente qëndrore dhe lokale mbi dukuritë hidrometeorologjike me rëndësi për mbrojtjen nga përmbytjet, akulli, ndryshimet e cilësisë së ujërave si dhe paralajmërimeve lidhur me havaritë dhe ndotjet e tjera të paraqitura të ujit.
  • Studimi i motit, klimës, ujërave sipërfaqësore dhe të nëntokës, si dhe ndikimit të tyre në biosferë.
  • Hulumtimi i ndryshimeve të motit, klimës, ujërave të shkaktuara nga ndikimi artificial si dhe studimi i metodave të veprimeve artificiale mbi motin, klimën dhe ujërat,
  • Përgatitjet për kryerjen e punëve hidrometeorologjike dhe përfshirjen e shërbimit hidrometeorologjik për mbrojtje nga përmbytjet
  • Punët e tjera hidrometeorologjike për të cilat me ligj janë përcaktuar se janë me interes për Kosovën.