RAPORTO

veprime ilegale

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës


Detyrat dhe përgjegjësit


Instituti i Kosovës për mbrojtjen e natyrës është institucioni qendror për ruajtjen e natyrës, monitorimin e gjendjes së vlerave të mbrojtura natyrore në Kosovë.

Në vitin 1968 formohet njësia për mbrojtjen e natyrës në kuadër të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Kosovës. Me vendimin mbi ndarjen e Seksionit për Mbrojtjen e Natyrës nga Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, u themelua Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe vazhdoi punën me të njëjtin emër, sipas Ligjit mbi Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

Ndërsa në vitin 1988 Kuvendi i Kosovës nxjerr ligjin për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Vlerave Natyrore dhe të Vlerave të Krijuara me Punë të Ambientit të Njeriut ku në nenin 78 paragrafi 2 të këtij Ligji është përcaktuar veprimtaria e Enti. Në bazë të këtij Ligji një vit më vonë Kuvendi i Kosovës nxjerr Ligjin për Entin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit. Pas luftës, me krijimin e rrethanave të reja të qeverisjes në Kosovë, në bazë të Rregullores 1999/1 ”i gjithë pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë i vihet UNMIK-ut”.

Në vitin 2000 ish Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit regjistrohet në Administratën e Përkohshme Civile të OKB-së me emërtimin “ Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ambientit të Kosovës” me seli në Prishtinë.  Në vitin 2001 me formimin e organeve qeverisëse të Kosovës, formohet edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Instituti për Mbrojtjen e Mjedisit bëhet pjesë e kësaj ministrie, ndërsa në vitin 2006 me themelimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ai kalon si njësi e këtij agjencioni në kuadër të së cilit vepron edhe tani.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në kuadër të veprimtarisë së vetë kryen punët profesionale në mbrojtjen e natyrës që kanë të bëjnë me:

• mbledhjen dhe përpunimin e shënimeve lidhur me mbrojtjen e natyrës;

• hartimin e bazave afatgjata profesionale të mbrojtjes për llojet e bimëve, kërpudhave dhe shtazëve, tipave të vendbanimeve, ekosistemeve dhe peizazheve;

• monitorimin e gjendjes së larmisë biologjike dhe peizazhore dhe propozon masat për mbrojtjen e tyre;

• përgatitjen e bazave profesionale për mbrojtjen dhe ruajtjen e pjesëve të natyrës, përkatësisht vlerave të natyrës;

• hartimin e bazave profesionale për nevojat e përcaktimit të kushteve për mbrojtjen e natyrës, menaxhimin me zonat e mbrojtura dhe shfrytëzimi i të mirave të natyrës;

• kryerjen e analizave statistikore dhe unifikimin e rezultateve si dhe hartimin e raportit për gjendjen dhe mbrojtjen e natyrës;

• pjesëmarrjen në zbatimin e akteve ndërkombëtare në mbrojtjen e natyrës.


Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës
,  për më shumë informata klikoni në linkun

http://www.ammk-rks.net/?page=1,118