RAPORTO

veprime ilegale

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connelli ofroi mbështetje për Ministren Reshitaj

Në kuadër të takimeve me korin  diplomatik të akredituar në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj  sot takoi edhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. Ruairi O’Connelli.

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connelli duke uruar Ministren Reshitaj për detyrën e re, shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve që lidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor.

Nga ana tjetër Ministrja Reshitaj falënderoj Ambasadorin për përkrahjen që Britania e Madhe po jep për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, realizimin e projekteve që lidhen me mjedisin, mbrojtjen e tij, ngritjen e cilësisë së ajrit, menaxhimin efikas të burimeve ujore, mirëmbajtjen e shtretërve të lumenjve etj.

“Ndotja e mjedisit, ajrit e  ujit janë probleme dhe sfida globale, që kërkojnë bashkëpunim edhe ndërshtetëror, për të pasur jetë të shëndetshme për qytetarët dhe shoqëritë e botës. Në këtë linjë shteti i Kosovës dhe unë si ministre do të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë akterët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar për tejkalimin e krizave e problemeve mjedisore që bota sot po sfidohet”, përfundoj znj. Reshitaj.