RAPORTO

veprime ilegale

“Kultura e bashkëjetesës në Kosovë dhe Urbanizimi i ri" Thirrje e hapur për studentë të Universitetit të Prishtinës dhe arkitektë të rinj

Një mundësi e mirë për studentë të Universitetit të Prishtinës dhe arkitektë të rinj, nga Fondacioni Zviceran " IBRAHIM KODRA", përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

“Kultura e bashkëjetesës në Kosovë dhe Urbanizimi i ri"

Thirrje e hapur për studentë të Universitetit të Prishtinës dhe arkitektë të rinj

"Urbanizmi i ri dhe kultura e bashkëjetesës" është kombinimi i pikave të ndryshme që përfaqësojnë të kaluarën kronologjike historike me vendet arkeologjike, të tashmen me brezat e arkitektëve të rinj dhe të ardhmen me fëmijët e vegjël të edukuar sipas praktikave të qëndrueshme. Të gjitha këto elemente së bashku janë pjesë e instalimit që pasqyron jetën historike dhe shoqërore të Kosovës. Ky projekt është një projekt arsimor dhe kulturor, i cili lidhet me një zonë të qëndrueshme urbane dhe struktura arkitektonike që promovojnë rëndësinë e hapësirës së lirë, si një vend takimi, shkëmbimi i mendimeve dhe iniciativave, dhe krijimi i mundësive për mirëqenien dhe dinjitetin e çdo qytetari. Hapësirat e lira si zonat urbanistike kanë një ndikim të madh në zhvillimin shoqëror.

 

Thelbi i instalimit është vepra “Arti i Ri Urbanistik" e Mjeshtrit Ibrahim Kodra, e rrethuar me imazhe nga kontestet fotografike kombëtare për trashëgiminë kulturore të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në Prishtinë. Do të ekspozohen modelet më të mira të hapësirës së lirë urbanistike të krijuar nga arkitektë të rinj nga Kosova dhe vizatime të fëmijëve nga shkollat artistike në Kosovë rreth zonës së re të lirë urbane të ekspozuar.

Përfshirja e pikturave dhe veprave të artit të fëmijëve në këtë prezantim ka të bëjë me përfshirjen e ideve të reja që në një farë mënyre reflektojnë vizionin e tyre objektiv ekologjik dhe të qëndrueshëm për të ardhmen, dhe se si e shohin këtë të ardhme në botë. Ky projekt është i frymëzuar nga OKB –ja për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, për shembull qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme, energji të përballueshme dhe të pastër, ujë të pastër dhe kanalizime, konsumim të përgjegjshëm dhe prodhim e veprim klimatik, shëndet dhe mirëqenie të mirë, industri, inovacione dhe infrastrukturë.

Fondacioni i Zvicrës Ibrahim Kodra i përkushtohet aktiviteteve për të promovuar dhe mbështetur projekte kulturore dhe arsimore për brezat e rinj.

"Urbanizmi i ri dhe kultura e bashkëjetesës" realizohet në sajë të kontributit të rëndësishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. .

Koncepti i projektit është krijuar dhe finalizuar nga ekipi i Fondacionit Zviceran Ibrahim Kodra.

Në frymën e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore “Urbanizmi i Ri dhe Kultura e Bashkëjetesës” është konceptuar si një hapësirë e takimit për të gjithë ku çdo aspekt shoqëror dhe ekologjik është i rëndësishëm dhe bëhet `agora` e re.