RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRI FERAT SHALA NËNSHKROI DY UDHËZIME ADMINISTRATIVE

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala sot nënshkroi dy Udhëzime Administrative.

Udhëzimin Administrativ për licencim të hartuesve të raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis i dalë në mbështetje të nenit 16 paragrafi 2 nga LIGJI NR. 03/L-214 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS botuar në Gazeta Zyrtare me Nr.83/2010 me datë të publikimit 29.10.2010 dhe Udhëzimin Administrativ për tarifat e produkteve dhe të shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në mbështetje të nenit 30 paragrafi 6 dhe 7 dalë nga LIGJI NR. 04/L-013 PËR KADASTËR botuar në Gazeta Zyrtare 13/2011 me datë të publikimit 01.09.2011

UDHËZIMIN ADMINISTRATIV MMPH- Nr. 10/2017 PËR LICENCIM TË HARTUESVE TË RAPORTEVE PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS

UDHËZIMIN ADMINISTRATIV MMPH- Nr. 11/2017 PËR TARIFAT E PRODUKTEVE DHE TË SHËRBIMEVE TË AGJENCISË KADASTRALE TË KOSOVËS

Qëllimi i UA 10/2017, për Licencim të hartuesve të raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ky UA përcaktohen procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës për personat fizik dhe juridik, vendas ose të huaj për hartimin  e raportit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM).

UA 11/2017 për tarifat e produkteve dhe të shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Ka për qëllim të përcaktoj tarifat për produktet dhe shërbimet kadastrale që i ofron Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK)

Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-se z. Ferat Shala, i cili është nënshkruar sot, me datë 27.07.2017.