RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRI FERAT SHALA NËNSHKROI UDHËZIMIN ADMINISTRATIV PËR LEJE MJEDISORE

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala nënshkroi Udhëzimin Administrativ të dala nga Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit. Në mbështetje të nenit 31. paragrafit 3. të Ligjit Nr.03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit, (Gazeta Zyrtare Nr. 50/06 Prill 2009).

UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH- NR. 07/2017 PËR   LEJE    MJEDISORE

Ky Udhëzim Administrativ rregullon kriteret për marrjen e Lejes Mjedisore për të parandaluar dhe zvogëluar ndikimet negative në mjedis të veprimtarive publike dhe private. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen kushtet dhe procedurat e dhënies së Lejes Mjedisore, dokumentacioni dhe aplikacioni për Leje Mjedisore, përmbajtja e sajë, refuzimi, vazhdimi i vlefshmërisë dhe transferit eventual të Lejes.

Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-se z. Ferat Shala, i cili është nënshkruar sot, me datë 09.06.2017.