RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRI FERAT SHALA NËNSHKROI UDHËZIMIN ADMINISTRATIV PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE QË PËRMBAJNË MATERIE ME NDOTËS ORGANIK TË QËNDRUESHËM

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala nënshkroi Udhëzimin Administrativ të dala nga Ligjit  për Mbeturina. Në mbështetje të nenit  46 paragrafi 3. të Ligjit  për Mbeturina, Nr.04/L-060 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, (Gazeta Zyrtare Nr. 15, date.12. 09. 2011),

UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH- NR.14/2017 PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE QË PËRMBAJNË MATERIE ME NDOTËS ORGANIK TË QËNDRUESHËM

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të mbroj mjedisin dhe shëndetin e njeriut nga mbeturinat që përmbajnë Ndotës Organik të Qëndrueshëm (NOQ) duke kufizuar dhe ndaluar  prodhimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e materieve që përmbajnë NOQ me qëllim të minimizimit dhe eliminimit të këtyre materieve.

Ky Udhëzim Administrativ rregullon  mënyrën dhe procedurat për menaxhimin e mbeturinave me Ndotës Organik të Qëndrueshëm (NOQ), vlerat kufitare  dhe përqendrimet e Ndotës Organik të Qëndrueshëm në lidhje me  mbeturinat që përmbajnë ose janë kontaminuar me NOQ.

Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-se z. Ferat Shala, i cili është nënshkruar sot, me datë 06. 09.2017.