RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRI FERAT SHALA NËNSHKROI UDHËZIMIN ADMINISTRATIV PËR NORMAT TEKNIKE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala nënshkroi Udhëzimin Administrativ të dala nga Ligji për Planifikim Hapësinor. Në mbështetje të nenit 9. paragrafit 5. të Ligjit Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, (Gazeta Zyrtare Nr. 30/23.08. 2013).

UDHËZIMIN ADMINISTRATIV MMPH - NR.08/2017 PER NORMAT TEKNIKE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

Ky Udhëzim Administrativ ofron kornizën rregulluese përmes së cilës sigurohet zbatimi i ligjit për planifikimin hapësinor, hartimi dhe zbatimi i dokumenteve të Planifikimit Hapësinor që rregullojnë hapësirën në Kosovë.

Me këtë Udhëzim Administrativ Dispozitat e përcaktuara në Normat Teknike të Planifikimit Hapësinor janë të detyrueshme për të gjitha institucionet, profesionistët e planifikimit hapësinor dhe palët e tjera pjesëmarrëse në procesin e hartimit të të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor të përcaktuara me Ligjin për planifikim Hapësinor.

Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-se z. Ferat Shala, i cili është nënshkruar sot, me datë 09.06.2017.