RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRI I MJEDISIT FERAT SHALA NËNSHKROI DY UDHËZIME ADMINISTRATIVE

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala nënshkroi dy Udhëzime Administrative. Udhëzimi Administrativ për Menaxhimin e mbeturinave medicinale - patologjike ka dal në mbështetje të nenit 49 të Ligjit  për Mbeturina, Nr. 04/L-060 botuar në Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.17/2012 ndërsa Udhëzimi administrativ për Shpalljen e llojeve të egra strikt të mbrojtura është dalë në mbështetje të nenit 25 paragrafi 1. i Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës me Nr. 03/L-233 botuar në Gazeta Zyrtare  Nr. 85,09.11.2010.

UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH-Nr.12/2017 PËR SHPALLJEN E LLOJEVE TË EGRA STRIKT TË MBROJTURA

UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPH-Nr.13/2017 PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE MEDICINALE-PATOLOGJIKE

Udhëzim Administrativ për menaxhimin e mbeturinave medicinale-patologjike është të përcaktoj  kushtet e nevojshme për mbledhjen, ruajtjen, trajtimin dhe  transportimin e mbeturinave patologjike në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njeriut dhe mjedisi. Me këtë Udhëzim Administrativ rregullohet mënyra e menaxhimit të mbeturinave patologjike në kuptim të ndarjes në lloje që nga vendi i gjenerimit, mbledhjes, paketimit, ruajtjes, transportimit dhe trajtimit të tyre. Ndërsa Udhëzim Administrativ për shpalljen llojeve e egra strikt të mbrojtura, përcaktohet përmbajtja detale e kërkesës për leje për përjashtim nga masat për mbrojtjen strikte. Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen vetëm për llojet e egra strikt të mbrojtura.

Udhëzimet Administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-se Ferat Shala, i cili është nënshkruar sot, me datë 22.08.2017.