RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRI SHALA NËNSHKROI UDHËZIMIN ADMINISTRATIV PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E DIGAVE

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala nënshkroi Udhëzimin Administrativ të dala nga Ligji për Ujërat e Kosovës. Në mbështetje të nenit 42, paragrafi 2 të Ligjit për Ujërat e Kosovës, Nr. 04/L-147 (Gazeta Zyrtare Nr. 10, 29.04.2013),

UDHËZIM ADMINISTRATIV 09/2017 PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E DIGAVE

Ky udhëzim administrativ ka për qëllim krijimin e kuadrit normativ që rregullon projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e digave.

• Dispozitat e këtij udhëzimi administrativ zbatohen për të gjitha digat që janë në shfrytëzim dhe ato që planifikohen të ndërtohen në territorin e Republikës së Kosovës, që plotësojnë kushtet sipas kritereve te përcaktuara:

• Lartësia e digës llogaritet prej kuotës minimale të themelit të digës deri te kuota maksimale e digës.

• Dispozitat e këtij udhëzimi administrativ zbatohen edhe për diga të cilat janë më të vogla se ato të përcaktuara me paragrafin 1 të këtij neni nëse Njësia për Diga vlerëson se digat e tilla kanë potencial të veçantë të rrezikut.

Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-se z. Ferat Shala, i cili është nënshkruar sot, me datë 03.07.2017.