RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRIA E MJEDISIT E PËRKRAH EDHE ME NJE PROJEKT KOMUNËN E RAHOVECIT

Ministri Ferat Shala dhe kryetari i Komunës se Rahovecit z.Idriz Vehapi nënshkruan Memorandumin për projektin ”Rregullimi i shtratit të lumit Rahovec“.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala priti sot zyrtarisht në takim, Kryetarin e Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi.

Në ambientin e MMPH-së mes të dyja palëve u nënshkrua Memorandumi për projektin rregullimi i shtratit të lumit “Soqishtë“ Rahovec, investim i MMPH-së.

Në këtë takim, të dyja palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të fillohet me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.