RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRIA E MJEDISIT E PËRKRAH KOMUNËN E OBILIQIT

Në ambientet e MMPH-së u nënshkrua Memorandumi nga Ministri Ferat Shala dhe z. Xhafer Gashi në përkrahje të një projekti për Komunën e Obiliqit. Projekti është “Pastrimi i  lumit Sitnica’’ në komunën e Obiliqit, vlerë 152,000,00

Në këtë takim Ministri Shala theksoi se me nënshkrimi i këtij memorandumi përkrahur financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Obiliqit. Me realizimin e tij, do të evitohen vërshimet e shumta si dhe dëmet e tokave bujqësore që ndodhen në afërsi të këtij lumi.

Kryetari, Gashi e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen në realizimin e këtij projekti.

Palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të fillohet me procedurat e parapara me Ligj, me qellim të realizimit të këtij projekti.