RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRIA E MJEDISIT PËRKRAH KOMUNËN E SKENDERAJT

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Ferat Shala priti sot zyrtarisht në takim, nënkryetarin e komunës së Skenderajt z. Fadil Nura, me të cilin nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e komunës së Skenderajt, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me kanalizime në territorin e kësaj komune.

  • "Rregullimi i kanalizimit fekal në Skenderaj"- vlera 10,000.00 €
  • "Kanalizimi Prekaz-Mikushnicë"-vlera  500,000.00€
  • "Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Runik"-aneks marrëveshje, vlera 200,000.00€

Ministri z. Shala e sugjeroi nënkryetarin z. Nura se pas nënshkrimit të këtij Memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për banorët e kësaj komune.