RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRJA ALBENA RESHITAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E HUNGARISË

MINISTRJA ALBENA RESHITAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E HUNGARISË

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj priti në takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë z. Laszlo Markusz.

Ministrja Reshitaj e njoftoi ambasadorin e Hungarisë me gjendjen e mjedisit dhe me prioritetet e saj si udhëheqëse e kësaj ministrie. Ajo falënderoi ambasadorin Hungarez për përkrahjen që shteti i Hungarisë i kanë dhënë  Kosovës deri  më tani për zhvillimin e vendit, gjegjësisht mbështetjen me programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor e në veçanti per çështjen e ujërave.

Përderisa ambasadori Markusz uroi ministren Reshitaj për detyrën e re, u shprehë i gatshëm për vazhdimin e  bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.