RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRJA RESHITAJ MERR PËRKRAHJE NGA ZYRA E BERZH-IT NË KOSOVË

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj, priti në takim znj. Anca Ioana Ionescu, udhëheqëse e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Temë diskutimi në këtë takim ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të MMPH-së dhe BERZH-it, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministrja Reshitaj pasi falënderoi znj. Anca Ioana Ionescu, për asistencën teknike që BERZH-i po jep në Kosovë, prezantoi prioritetet e ministrisë që drejton, me theks të veçantë trajtimin e ujërave të zeza, duke ndërtuar impiante, për të cilat ajo mori mbështetje edhe nga përfaqësuesit e BERZH-it në Kosovë.

Nga ana tjetër udhëheqësja e Zyrës së BERZH-it në Kosovë, përgëzoi ministren për punën e saj në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë dhe u zotua që do të bashkëpunojë ngushtë me ministrinë, në realizimin e projekteve të përbashkëta.