RAPORTO

veprime ilegale

MINISTRJA RESHITAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E SHBA-ve GREG DELAWIE

MINISTRJA RESHITAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E SHBA-ve GREG DELAWIE

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Greg Delawie si dhe James Hope-Drejtor i USAID-it për Kosovë.

Ministrja Reshitaj në takim  njoftoi ambasadorin amerikan me gjendjen e mjedisit dhe për prioritetet  e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri.  Ministrja  Reshitaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që SHBA-të kanë dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ndërsa ambasadori Delawie pasi uroi ministren Reshitaj për detyrën e re, u shprehë se SHBA-të mbeten të përkushtuara në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Ministrja Reshitaj në fund shprehu gatishmërinë e saj për të përmbushur të gjitha obligimet e ministrisë që udhëheq në realizimin efikas të  projekteve që  SHBA-të përkrahin në Kosovë.