RAPORTO

veprime ilegale

MMPH SHËNON DITËN BOTËRORE TË BIODIVERSITETIT

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në organizim të përbashkët me institucionet tjera relevante, si Komunën e Klinës gjegjësisht drejtorinë e Arsimit dhe SHMU të Fshati fshatit Llapqevë  si dhe OJQ-të me aktivitete të ndryshme shënoi “Ditën Botërore të Biodiversitetit” sipas kalendarit të festave mjedisore.

 

Shënimi i kësaj dite të rëndësishme për Biodieversitetin u mbajt te monumenti i natyrës Ujëvara e Mirushës në komunën e Klinës të pranishëm ishin përfaqësues të Komunës së Klinës, nxënës dhe personeli Arsimor i SHMU “Petro Nini Luarasi të fshatit Llapqevë.

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të theksuar rëndësinë e biodiversitetit. Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

 

Këtë vit motoja e shënimit të kësaj ngjarje globale është ,,BIODIVERSITETI DHE TURIZMI I QËNDRUESHËM”, e cila njëherit përkon edhe me vitin 2017, i shpallur si Viti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm, nga Kombet e Bashkuara.

Me këtë rast u ekspozuan edhe punimet e nxënësve nga lëmi i Artit figurat ku për temë trajtimi kishte çështjet mjedisore.