RAPORTO

veprime ilegale

MMPH realizon me sukses procesin e shpronësimit të Autostradës “Arbën Xhaferi

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po luan një rol të rëndësishëm ne procesin e ndërtimit të rrugëve dhe autostradave në Kosovë, duke evituar prolongimet që kishin ndodhur në të kaluarën në procesin e shpronësimit të pronave.

Përfundimi me sukses i procesit të shpronësimit nga Ministria e Mjedisit është përmendur edhe në ceremoninë e përurimit të segmentit të dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, me theks të veçantë është përgëzuar ministrja Reshitaj për angazhimin dhe vendosmërinë e  saj që procesi të kryhet me kohë dhe në pajtim me ligjin.

Duhet theksuar se vetëm sot, më datën 22.12.2017  në mbledhje të qeverisë me propozimin e ministres Reshitaj janë aprovuar 8 vendime  për shpronësim që lidhen me ndërtimin e autostradave, zgjerimin e rrugëve nacionale, ndërtimin e ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM: Pika Kufitare Merdare, realizimin e projekteve të infrastrukturës në sektorin e energjetikës etj.

Vlen të përmendet se për autostradën Prishtinë-Shkup “Arbën Xhaferi”, nga procesi i shpronësimit janë prekur më shumë se 2500 prona  ndërsa numri i shpronësimeve me shtesa ka arritur në 3758.