RAPORTO

veprime ilegale

MMPH shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prizrenit, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore “Pamkos”,“Green Art Center”, “REC”, “Ta Pastrojmë Kosovën”, GIZ-i dhe institucionet tjera relevante. Manifestimi qendror u mbajt në Prizren me këtë rast Ministri Farat Shala të pranishmëve ju uroj mirëseardhje me rastin e shënimit të 5 Qershorit-Ditës Botërore të Mjedis, Ndër të tjera shtoi se kjo ditë është një ngjarje globale që shënohet në mbarë botën dhe që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të gjerë për mbrojtjen e mjedisit përmes ndërmarrjes së aksioneve dhe aktiviteteve të ndryshme sikurse janë fushata pastrimi, fushata edukimi, ripyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura, mbrojtja e kafshëve etj.

Këtë vit moto e shënimit të kësaj ngjarje është “Lidhur me natyrën”, që ka për qëllim të nxisë njerëzit për të dashur dhe shijuar bukuritë e natyrës dhe të mirat që sjellës ajo, dhe të flasim për rëndësinë që ka natyra për njerëzit. Tema e këtij viti na fton të mendojmë se Ne jemi pjesë e natyrës dhe jemi të lidhur ngushtë me të. Po ashtu ministri Shala bëri thirrje që secili nga ne të japim kontributin në ruajtjen e natyrës  dhe në shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore në të mirë të interesit të përgjithshëm dhe në interes të gjeneratave që do vijnë pas nesh.

Në përfundim të manifestimit u bë edhe ndarja e shpërblimeve fituese të Konkursit të shpallur nga MMPH-ja: Fotografia, Eseja dhe Artikulli/Raporti/Kronika më e mirë në media të publikuar.

Fotografia më e mirë: Fitore Cakaj (Foto nr. 3322);

Eseja më e mirë: Lindita Rexha me titull: (Shih me sytë e mi, të lutem);

Artikulli/kronika më e mirë: Trëndelinë Ramadani - RTK me temë: (Sfidat për menaxhimin e mbeturinave në nivel vendi);

Po ashtu edhe nga Komuna e Prizrenit u shpallën fituesit e konkursit:

Ballkoni më i mirë,

Rruga më e mirë dhe

Lagja më mirë.

Aktivitete të ndryshme u shënuan edhe në qendrat tjera të Kosovës përfshirë Prishtinën me një aksion pastrimi në lagjen “Arbëria” për të vazhduar pastaj me mbjelljen e fidanëve. Po sot Let’s Do It Kosova organizojë aksion për largimin e mbeturinave në Liqenin e Vermicës. Aktivitetet për nder të Ditës Botërore të Mjedisit do të vazhdojnë edhe me 6 qershor në komunat: Istog, Shtime, Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe Pejë.