RAPORTO

veprime ilegale

Me kërkese të Ministres Reshitaj Qeveria merr vendim për krijimin e task- forcës për reduktimin e ndotjes së ajrit

Në mbledhjen e rregullt të qeverisë ministrja Albena Reshitaj paraqiti shqetësimin e qytetareve për nivelin e ndotjes se ajrit dhe kërkoi angazhim në reduktimin e ndotjes.

Me kërkesës të saj Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e task-forcës  ndërministrore.

Ministrja ka kërkuar nga qeveria përkrahje në vendime dhe aktivitet në bazë të planit që është hartuar muaj më parë nga MMPH-ja. Reshitaj kërkoi nga ministritë përgjegjëse që të kryejnë obligimet e tyre institucionale që kanë të bëjnë me mbrojtën e ajrit nga ndotja.

Reshitaj kërkoi nga Ministria e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë që të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit dhe lëndëve tjera  djegëse - ndotëse për ngrohje në shkolla. “Nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të merr vendim për ndërprerjen e dhënies së thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut. Ministria e Shëndetësisë të përkrahë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publik që të krijojë një sistem efikas të informimit të qytetarëve për pasojat e ndotjes së ajrit dhe përdorimit të thëngjillit në veçanti”, shtoi nder të tjerash Reshitaj.

Nga ministri i Infrastrukturës ministrja Reshitaj kërkoi që të nisë zbatimi i Udhëzimit Administrativ që obligon Ministrinë e Infrastrukturës që të mos lejojë regjistrimin e veturave që tejkalojnë normat e lejuara të shkarkimeve në ajër.

Nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë kërkoi që të rritet kontrolli i cilësisë së derivateve të naftës që importohen në Kosovë si dhe nga ministri i Punëve të Brendshme mobilizim dhe përkrahje në këtë situatë.

Reshitaj tha që si ministri jemi në koordinim me Komunën e Prishtinës që për periudhat kur nivel i ndotjes së ajrit është i lartë të reduktohet qarkullimi i veturave në disa lagje duke bërë pa pagesë transportin publik.