RAPORTO

veprime ilegale

Ministrat Reshitaj e Klosi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në fushën e mjedisit

Në mbledhjen e dy Qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj bashkë me Ministri e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë z.Blendi Klosi, në prani të dy Kryeministrave shqiptar nënshkruan Memorandum Bashkëpunimin në fushën e mjedisit i cili nder te tjera parasheh:

1.1 Shpalljen e Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vermicës, si zona të mbrojtura, ndërkufitare Kosovë – Shqipëri dhe shndërrimin e tyre në atraksione turistike;

1.2 Hartimin e strategjive dhe projekteve të përbashkëta ndërkufitare në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit natyror;

1.3 Standardizimin e kuadrit ligjor në fushën e mjedisit në secilën prej Palëve;

1.4 Ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta për pastrimin e mjedisit, mbrojtjen e burimeve ujore nga ndotja, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për mbajtjen pastër të mjedisit;

1.5 Krijimin e hapësirave të reja të gjelbërta, si dhe mbjelljen e pemëve përgjatë Rrugës së Kombit për gjelbërimin e kësaj nyjeje ndërlidhëse ndërmjet dy vendeve.

Ne fjalën e rastit ministrja Reshitaj nder te tjera tha se Nëntorit tek shqiptarët gjithmonë janë të rëndësishëm, plot histori e krenari kombëtare. Më e rëndësishme, pa dyshim mbetet data 28 ku në Vlorë u shpallë pavarësia e Shqipërisë. Sikurse historinë, Shqipëria dhe Kosova kanë të përbashkët edhe Malet, liqet e lumenjtë. Për këto bukuri natyrore dhe të rëndësisë së veçante për të dy shtetet. Unë dhe ministri Klosi jemi pajtuar që t'i konkretizojmë veprimet dhe vendimet për jetësimin e këtij memorandumi i cili ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së mjedisit, sigurimin e qëndrueshmërisë të burimeve natyrore dhe biodiversitetit të pyjeve dhe zhvillimin e turizmit, tha nder të tjerash Ministrja Reshitaj.

Në fund Ministrja Reshitaj i urojë 28 Nëntorin të pranishmëve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10155345069326523&id=138734771522