RAPORTO

veprime ilegale

Ministri Ferat Shala morri pjesë në përurimin e librit “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm”

Në Bibliotekën Kombëtare sot është bërë përurimi i librit universitar “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm” me autorë Lavdim Osmanaj dhe Alfred Lako.

Ministri i MMPH-së, Ferat Shala në fjalën e tij me këtë rast tha se ky libër është i nevojshëm dhe i pritur për sektorin e ujit e që ka munguar qe shumë kohë dhe shtoi se ky tekst vjen me të veçantat e veta sot në duart e lexuesit në duart e studiuesit të ri dhe të vjetër. Vjen sot në kohën më të mirë të mundshme, ku Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Mjedisit me gjithë kapacitetet e veta ka fokusuar në top prioritet Sektorin e ujerave në përgjithësi në nivel vendi po investojmë qindra milion euro nga buxheti vetanak i vendit dhe nga donatoret: Zviceran, Gjerman dhe të shteteve Skandinave. Ne sot këtij karvani të zhvillimit po i bashkojmë edhe këtë mrekulli shkencore dhe teknike. Ministri Shala bëri thirrje që edhe nivelet legjislative ta kenë bazament shkencën kur hartojnë Plane kur hartojnë rregullativën ligjore aktet nënligjore”etj.

Me këtë rast folën edhe Oltion Marku i cili foli në emër të recensentit Gjergj Ikonomit tha se ku libër është i nevojshëm për Shqipërinë dhe Kosovën.“Ku libër është në përputhje edhe me programin e lëndëve me programin e inxhinierisë së ujit”. Ndërsa, Sabri Abdullahu i cili foli në emër të recensentit Sulejman Xhelepi tha se teksti në fjalë është hap për t’u përshëndetur. Gëzim Hasko dekan në Universitetin Politeknik të Tiranës tha se ku tekst do të jetë i dobishëm për studentët. Ndërsa, Alfred Lako autor i librit tha se shpreson se ky libër do t’iu shërbej të gjithë studentëve dhe inxhinierëve të fushës së trajtimit të ujërave. Kurse autori tjetër Lavdim Osmanaj tha se pret komentet për librin dhe shihemi më botimet e radhës që do ti nxjerrim së shpejti.