RAPORTO

veprime ilegale

Ministri Ferat Shala nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritar “Let’s do it Kosova”

Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritar Let’s do it Kosova.

Memorandumi parashikon realizimin e aktiviteteve që avancojnë çështjen e mbrojtjes së mjedisit, përfshirë fushata vetëdijesimi, organizimit të përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme mjedisore; përfshirjes së organizatës “Let’s do it Kosova  në draftimin dhe ridraftimin e dokumenteve ligjore dhe strategjive për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit; organizimit të aksioneve të vazhdueshme të pastrimit të deponive ilegale të mbeturinave gjatë tërë vitit dhe aktiviteteve tjera të përfshirjes së institucioneve lokale, OJQ-ve dhe  komunitetit në këto aksione.

Me këtë rast Ministri Shala shprehu respektin për gjithë aktivitetin e deritanishëm të Let’s do it Kosova në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Nga ana e tij drejtori i OJQ Let’s do it Kosova z. Luan Hasanaj e falënderoj ministrin për mbështetjen dhe theksoj se kjo është edhe një mundësi shtesë që i jepte aktiviteteve për përmirësimin e mjedisit në Kosovë.