RAPORTO

veprime ilegale

Ministri Ferat Shala priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë Publike "Drini i Bardhë"

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë Publike “Drini i Bardhë” të kryesuar nga kryeshefi  z. Bedri Haxhiaj të cilët i njoftoi me qasjen bashkëpunuese të MMPH-së me kompanitë Publike.

Z. Haxhiaj gjithashtu e njoftoi Ministrin z. Shala për funksionimin e Kompanisë Publike “Drini i Bardhë”, si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo Kompani kohëve të fundit në menaxhimin e saj, me theks të veçantë çështjen e portave dhe pendave të sistemit të ujitjes. MMPH-ja duke pasur ndër prioritete e saj edhe çështjen e ujërave, shpreh gatishmërinë që të bashkëpunoi më shumë me kompanitë, në rastin konkret me Kompaninë “Drini i Bardhë”.