RAPORTO

veprime ilegale

Ministri Ferat Shala u takua me Marko Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore për Kosovë

Ministri z. Ferat Shala priti në takim zyrtar drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, z.Marko Mantovanelli, si dhe Znj. Aanchal Anand, specialiste e Administrimit të tokës.

Ministri z.Shala, e falënderoi z.Mantovanelli për mbështetjen sinjifikante dhe e njoftoi me reformën e brendshme të MMPH-së, e cila do ta rris efikasitetin, përgjegjësinë, transparencën dhe llogaridhënien në punë, pa implikime buxhetore.

Ministri z.Shala paraqiti objektivat e MMPH-së, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, si dhe zhvillimin e kadastrit të tokave, i cili është njëri nga prioritetet e Ministrisë sonë.

Z.Mantovanelli, shprehu kënaqësinë e përkushtimit të MMPH-së, e cila me ndihmën e  Bankës Botërore, ka përfunduar deri më tani rreth 30% të kadastrit të tokave. Ndërsa ministri z.Shala shprehu interesimin e MMPH-së për të vazhduar mbështetjen e Bankës Botërore për Agjencionin Kadastral të Kosovës, për pjesën e mbetur të projektit të kadastrave, e veçanërisht në fazën e verifikimit të dokumenteve kadastrale të kthyera nga Serbia.

Të dyja palët, u pajtuan për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.