RAPORTO

veprime ilegale

Ministri Shala pjesëmarrës në konferencën “Watec Italy”

Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka udhëtuar për vizitë zyrtarë dy ditore ne Itali. Gjatë kësaj vizitë Ministri Shala do te zhvilloj takime më shumë zyrtarë të lartë Italian.

Ministri Shala, do të jetë pjesëmarrës në konferencën “Watec Italy”, në të cilën do të diskutohet për problemet e menaxhimit të ujërave dhe çështjet e mjedisit.

Gjata kësaj vizite, do të paraqiten sfidat dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, si dhe mundësit e investimeve në sektor të ndryshme të mjedisit në Kosovë me theks të veçantë në sektorin e ujit.