RAPORTO

veprime ilegale

Ministrja Albena Reshitaj takoi Ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi

Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj takoi Ambasadorin  e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi dhe  Zv.Ambasadorin e Italisë në Kosovë  z. Matteo Corradini

Ambasadori i Italisë Sardi urojë Ministren Reshitaj për detyrën e re njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve që lidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor.

Ministrja Reshitaj e informoi Ambasadorin Sardi me prioritetet e saj, si dhe për planin e adresimit të sfidave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e veçanërisht për çështjen e Ujërave, mbeturinave dhe ajrit. “Ndotja e mjedisit, ajri, mbeturinat e  ujërat janë probleme dhe sfida globale dhe vendore që kërkojnë bashkëpunim edhe ndërshtetëror, për të pasur jetë të shëndetshme për qytetarët dhe shoqëritë e botës.

Në këtë linjë shteti i Kosovës dhe unë si ministre do të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë akterët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar për tejkalimin e krizave e problemeve mjedisore edhe ndërkufitare”, po ashtu znj. Reshitaj e falënderoi Ambasadorin Sardi për kontributin dhe bashkëpunimin e shtetit të Italisë në veçanti për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, realizimin e projekteve që lidhen me mjedisin.