RAPORTO

veprime ilegale

Ministrja Reshitaj bëri marrëveshje me nxënësit për mbrojtjen e mjedisit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare “Pa makina”, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr. Albena Reshitaj mbajti ligjëratë me nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Ministrja Reshitaj zgjodhi fëmijët për mbajtjen e  ligjëratës  sepse sipas saj ndërgjegjësimi dhe edukimi për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjes së kujdesit ndaj tij, duhet të fillojë qysh në fëmijëri.

Në kuadër të ligjëratës znj. Reshitaj pyeti fëmijët mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, ndotësit më të mëdhenj  të tij si dhe format alternative që duhet ndërmarrë në mbrojtjen e mjedisit.

Nga përgjigjet që mori,  ministrja u impresionua me  njohuritë e nxënësve dhe gatishmërinë e tyre  për  të mbrojtur mjedisin. Prandaj, ajo arriti edhe një marrëveshje me nxënësit që të raportojnë ndotjen e mjedisit.

Në fund të ligjëratës ministrja ndau materiale promovuese me informacione rreth kësaj dite, fletore dhe lapsa për fëmijët. Ndërsa pas përfundimit të ligjëratës ajo pranoi nga nxënësit buqeta me lule të cilët e falënderuan ministren për vizitën.