RAPORTO

veprime ilegale

Ministrja Reshitaj merr mbështetje nga shefja e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj priti në takim njoftues shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova.

Ministrja Reshitaj në takim njoftoi znj. Apostolova me gjendjen e mjedisit dhe prioritetet e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri. Ajo e falënderoi znj. Apostolova për mbështetjen e përgjithshme të BE-së për Kosovën, përfshire këtu programet e shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova  pasi uroi ministren Reshitaj për detyrën e re, u shprehë  se BE-ja mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit, me theks të veçantë në ngritjen e cilësisë së ajrit, ruajtën e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen e resurseve ujore etj.

Në fund të takimit ministrja Reshitaj e siguroi znj. Apostolova që me përkushtim të madh do të punojë në realizimin e projekteve konkrete për krijimin e një mjedisi sa më të pastër, duke bashkëpunuar ngushtë me zyrën e BE-së në Kosovë me akterët tjerë vendor e ndërkombëtar.