RAPORTO

veprime ilegale

Ministrja Reshitaj në KOSID; Mbrojtja e mjedisit të bëhet pjesë integrale e politikave zhvillimore dhe ekonomike

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Znj. Albena Reshitaj  mori pjesë aktive në Konferencën Ndërkombëtare “From Grey to Green”, e organizuar nga Konsorciumi Kosovar i shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm- KOSID, që po mbahet në Prishtinë.

Në prezantimin e saj para të pranishmeve ministrja Reshitaj deklaroi  se në rrethanat të cilat e kanë karakterizuar zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Kosovës në të kaluarën, mbrojtja e mjedisit ka qenë çështje e neglizhuar nga politika.

Tani është momenti që të mendojmë dhe punojmë bashkërisht me ministritë përkatëse dhe shoqërinë civile për plotësimin e standardeve evropiane mbi mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Rruga drejtë  kalimit nga e “hirta” në të “gjelbër” është e qartë,  ajo do të përcaktohet nga mënyra se si ne do të menaxhojmë me burimet natyrore  dhe shërbimet e ekosistemet, me një mirëkuptim të përbashkët që mbrojtja e mjedisit të bëhet pjesë integrale e politikës sonë zhvillimore dhe ekonomike, shtoi nder të tjera Reshitaj.

Në  fund ministrja Reshitaj siguroi pjesëmarrësit se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ajo  si ministre  do të jenë gjithnjë në përkrahje të bizneseve të cilat do të vendosin teknologji të pastra e që janë miqësore me mjedisin dhe se  do të jemi të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin.

Per me shume nga kjo Konferenc mund te shifni ne Linkun e me poshtem.

https://www.youtube.com/watch?v=tG_MV_mI-gU