RAPORTO

veprime ilegale

Ministrja Reshitaj pjesë e aksionit Ta pastrojmë Shqipërinë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj  bashkë me ministrin e Mjedisit të Shqipërisë z. Blendi Klosi morën pjesë në aksionin e pastrimit të Shqipërisë, të organizuar nga “Green Line Albanian”.

Ministrja  Reshitaj pasi iu bëri  apel qytetarëve t’i bashkohen aksionit për pastrimin tha se “Shqipëria dhe Kosova kanë bukuri natyrore që meritojnë të mirëmbahen. Natyra duhet të trajtohet siç duhet. Ky është  aktiviteti im i parë në një projekt të përbashkët Kosovë-Shqipëri andaj ju bëj apel gjithë qytetarëve të bashkohen dhe këta muaj ta pastrojmë vendin”, tha Reshitaj, e cila mori premtimin nga Ministri Klosi që edhe ai do të marrë pjesë në aksionin Ta pastrojmë  Kosovën.

Nga ana tjetër Ministri Klosi  duke falënderuar ministren për prezencën, përkrahjen dhe kontributin e  saj për mjedisin  tha se deri tani janë regjistruar 160 mijë vullnetarë që do të marrin pjesë në pastrimin e Shqipërisë.

“Aksioni Pastrojmë Shqipërinë që duam, fillon sot por vazhdon për 6 muaj. Është një nga zonat simbol. Bashkë me 160 mijë vullnetarë të regjistruar ne po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Sot është një ditë e madhe. Së bashku me pushtetin lokal të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë vitit”, tha Klosi.

Pas këtij aktiviteti të dy ministrat vazhduan tek Pallati i Kongreseve ku morën pjesë në Kongresin Shkencor mbi trajtimin dhe menaxhimin e integruar te mbetjeve, me ç’rast para të pranishmeve Ministrja Reshitaj, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, duke marrë parasysh faktin qe natyra nuk njeh kufi dhe mjedisi është i përbashkët këtej dhe andej alpeve.

“Jemi duke punuar në thellimin e bashkëpunimit rajonal për të ndërmarrë hapa konkret bashkë me shtetet e rajonit për të zgjidhur problemin e ndotjes së mjedisit, shtoi nder tw tjera Ministrja Reshitaj.

Ne  fund Ministrja Reshitaj duke përgëzuar organizatoret për kongresin deklaroi që iniciativat e tilla janë të rëndësishme pasi që nga to rrjedhin shumë raporte, vlerësime e rekomandime dhe ne tani do të punojmë ne zbatimin e ligjeve dhe realizimin e veprimeve konkrete.

https://www.youtube.com/watch?v=f_oXmhXzvIQ