RAPORTO

veprime ilegale

NË KLINË FILLON REALIZIMI I PROJEKTIT RREGULLIMI I SHTRETËRVE TË LUMENJVE “DRINI I BARDHË” DHE “KLINA”

NË KLINË FILLON REALIZIMI I PROJEKTIT RREGULLIMI I SHTRETËRVE TË LUMENJVE “DRINI I BARDHË” DHE “KLINA”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota sot kanë prerë shiritin e fillimit të punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë” dhe “Klina”. Ministri Shala, tha se sot po fillojmë punimet për rregullimin e shtretërve të lumenjve “Drini i Bardhë” dhe “Klina” të cilët janë projekte të financuara nga MMPH-ja në bashkëpunim me  Komunën së Klinës, gjegjësisht kryetarin Sokol Bashota, dhe shtoi se “Po fillojmë zbatimin e këtyre projekteve ngase ka shumë nevojë për rregullimin e shtretërve të lumenjve, evitimin e vërshimeve dhe rehabilitimin e atyre pjesëve që është e nevojshme. Sipas Ministrit Shala, rehabilitimi i lumenjve të Klinës nënkupton premisa të jashtëzakonshme zhvillimore në sektorin e bujqësisë, turizmit dhe sektorë të tjerë. Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, për një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në hartimin e planeve dhe koordinimin e punëve për projektet e bashkëfinancuara të cilat nisën sot. Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, në ceremoninë e prerjes së shiritit, tha se nga sot kjo pjesë do të merr një pamje shumë të bukur ku përveç kësaj do të evitohen vërshimet që kanë ndodhur në të kaluarën si dhe do të jetë një zonë rekreative për qytetarët e Klinës. Bashota falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e treguar në realizimin e këtij projekti domethënës për Klinën.