RAPORTO

veprime ilegale

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë u bë pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit

Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u bë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të deritanishëm Ferat Shala dhe ministres së posazgjedhur Albena Reshitaj. Me këtë rast, z. Shala e njoftoj ministren Reshitaj me projektet e realizuara, ato në realizim e sipër, si dhe planet në domenin që ngërthen MMPH, duke i ofruar mbështetjen e plotë të tij si dhe duke i dëshiruar suksese në detyrën e re.

Nga ana tjetër ministrja Reshitaj pasi  falënderoj  z. Shala për prezantimin e projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij, u zotua që si ministre e këtij dikasteri do të punojë ngushtë me stafin civil të ministrisë për të arritur progres në fushën e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ne, sot po fillojmë një fazë të re të politikëbërjes në fushën e mbrojtës së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që përmbushë kriteret evropiane për jetë të shëndetshme si dhe ngritje të cilësisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës, shtojë nder të tjera Ministrja Reshitaj.

Në fund ministrja Reshitaj, falënderoj presidentin e AKR-së z. Pacolli dhe anëtarësinë e gjerë të partisë për besimin e dhënë që të drejtojë këtë ministri, për implementimin e politikave progresive të AKR-së në lidhje me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor në Kosovë.