RAPORTO

veprime ilegale

RAPORT PËR CILËSINË E AJRIT NË PRISHTINË GJATË DITËVE TË FUNDIT 15-16.02.2017

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 15.02.2017 e cila ka arritur në vlerën 67.9µg/m3, e cila është mbi normat e lejura, për me shum shih grafikonin në vazhdim.

Ndërsa përqëndrime me të larta janë paraqitur  me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 60.2µg/m3.

Ky përkeqsim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve. Kjo gjendje ka ndikuar që mos të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajrë.

  • RAPORT PËR CILËSINË E AJRIT NË PRISHTINË GJATË DITËVE TË FUNDIT 15-16.02.2017 Shkarko