RAPORTO

veprime ilegale

REAGIM

Në lidhje me shkrimin e publikuar në portalin ”Arbresh. Info”, mbi pretendimet për punësimet e paligjshme në kabinetin e ministres Albena Reshitaj, sqarojmë se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë dhe si të tilla dëmtojnë etikën e gazetarisë  duke  tentuar të manipulojnë  opinionin publik.

Punësimet në kabinetin e ministres Reshitaj nuk janë të jashtëligjshme dhe bazohen në Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive me nr. 02/2011.

Në bazë të kësaj Rregulloreje, e cila specifikon emërimin e kabinetit të ministres sqarojmë se znj. Andrra Pllana dhe znj. Adelina Mehiu janë emëruar si asistente të ministres, duke  mos shkelur asnjë procedurë ligjore.

Po ashtu sqarojmë se vëllai i ministres z. Krenar Reshitaj nuk është pjesë e kabinetit të ministres ashtu siç pretendon ky portal, kurse sa i përket  ndërhyrjeve në privatësinë e ministres Reshitaj,  ju njoftojmë se duhet dhe do të merren masa sipas Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, me nr. 02 /L- 65.

Ne i kuptojmë pretendimet e individëve dhe grupeve të caktuara keqdashëse për përfitime personale nga institucionet publike, por ua bëjmë me dije se ministrja Reshitaj është e përkushtuar në menaxhimin dhe shpenzimin e duhur të parasë publike duke mos lejuar interferime në punën e  saj institucionale.

Në fund zotohemi se pretendimet e pabazuara, nuk mund të ndalin përkushtimin e ministres Reshitaj në  rrugën e saj drejtë suksesit  dhe shembullit të qeverisjes së mirë.