RAPORTO

veprime ilegale

Reshitaj në Stamboll, Kosova faktor stabiliteti e paqeje në Rajon

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Connectivity: Road to Peace”, mbajtur në Stamboll.

Para përfaqësuesve të lartë shtetëror, Reshitaj deklaroi se Pavarësia e Kosovës ka krijuar stabilitet dhe paqe në rajon.

Ajo falënderoi Turqinë dhe Pakistanin për mbështetjen që po i japin Kosovës si bashkë organizatorë të kësaj konference.

“Për ne paqja është e pa negociueshme, e domosdoshme dhe e pa alternativë, është kushti paraprak për të ndërtuar një shtet demokratik dhe shoqëri multietnike, një vend ku barazia e të gjithëve është  e garantuar me ligj” deklaroi ndër të tjera ministrja Reshitaj.
Reshitaj theksoi rëndësinë e krijimit të strategjisë së përbashkët për politikat mjedisore në gjithë rajonin.

Reshitaj fjalën e saj e mbylli duke cituar Mahatma Gandhin: “Nuk ka rrugë për paqe, paqja është rruga”.

Vlen të përmendet që gjatë prezantimeve në këtë konferencë u rikonfirmua përkrahja e shteteve të lindjes për Kosovën në zhvillimin e saj dhe njohjen nga shtetet që ende se kanë njohur.