RAPORTO

veprime ilegale

Reshitaj priti në takim ish-deputetin gjerman Manfred Richter

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti sot në një takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të Fondacionit Friedrich-Naumann-Stiftung dhe ish-kryebashkiak i Bremerhafen.

Gjatë këtij takimi ministrja Reshitaj e njoftoi ish-deputetin gjerman me prioritetet e saj, veprimet dhe projektet që ajo është duke i realizuar në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Reshitaj falënderoi  shtetin gjerman për kontributin e dhënë Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë edhe ndihmën që sot qeveria gjermane  po jep për mjedisin, përmes GIZ-it dhe KFW-së.

Nga ana tjetër ish deputeti Manfred Richter, përgëzoi ministren për vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, dhe rikonfirmoi përkrahjen e pa rezervë të shtetit që ai përfaqëson, për Kosovën dhe ministrinë e mjedisit në veçanti.