RAPORTO

veprime ilegale

Reshitaj takon ekspertet dhe OJQ-të, diskutojnë për reduktimin e ndotjes së ajrit

Në bazë të Planit të aktiviteteve për reduktimin e ndotjes së ajrit, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur në takim një grup të ekspertëve dhe përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë këtij takimi Reshitaj u shprehë që mirëpret dhe vlerëson lartë rolin e ekspertëve dhe shoqërisë civile në tejkalimin e kësaj situate duke inkorporuar idetë e tyre për përmirësimin e ajrit.

Në këtë takim të pranishmit diskutuan për gjendjen e ajrit, monitorimin e tij si dhe hapat që duhet ndërmerren  në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Rekomandimet e dala nga ky takim kanë të bëjnë me plotësimin e strategjisë për cilësinë e ajrit duke futur hapat që duhet të merren në fazat emergjente si dhe të formohet Këshilli Kombëtar për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, i cili do të ishte marrja me analiza të vazhdueshme dhe dhënien e këshillave për reduktimin e ndotjes së ajrit.

Reshitaj në fund kërkojë nga ekspertet dhe organizatat jo-qeveritare angazhim në ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e qytetareve në mbrojtje të mjedisit.