RAPORTO

veprime ilegale

Reshitaj viziton Drinin e Bardhë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, bashkë me deputetë të Kuvendit të Kosovës sot vizitoi lumin Drini i Bardhë, në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të parë nga afër gjendjen e lumit, dëmtimet e shtratit të tij si dhe prezantimin e masave që MMPH-ja do t'i ndermerrë për permirësimin e gjendjes së këtij lumi.

Pasi u njoh me gjendjen, Reshitaj u shprehë se lumenjtë janë resurse natyrore dhe si shoqëri, e në veçanti institucionet, kemi  për obligim t’i ruajmë dhe të kujdesemi për to.

"Bazuar në gjendjen e keqe të shtretërve të lumenjve,  kemi ndarë buxhet për sanimin, pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Kosovë, aty ku kanoset rreziku nga veprimet e dëmshme të ujërave. Së bashku me komunën e Prizrenit, kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” dhe bankën gjermane për zhvillim (KFW) jemi në fazën e ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Prizren, një projekt i cili do të përmirësoj gjendjen e ujërave në komunën e Prizrenit", u shprehë nder të tjerash ministrja Reshita.

Ministrja Reshitaj deklaroi se janë duke bashkëpunuar me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë në kuadër të projektit: Bashkëpunimi ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Drinin e Bardhë dhe pellgun të zgjeruar të Drinit.

Projekti është 4 vjeçar dhe përfshinë Kosovën, Maqedoninë, Shqiperinë dhe Malin e Zi.

Është projekti i parë në Kosovë që financohet nga Fondi Global për Mjedis GEF. Projekti parasheh edhe demonstrim të praktikave të mira të trajtimit të ujerave të zeza për zonat rurale.

Pjesë e kësaj vizite në lumin Drini i Bardhë ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës  Andin Hoti, Drita Millaku, Luljeta Veselaj- Gutaj, Emila Rexhepi dhe Nezir Çoçaj, të cilat e vlerësuan gatishmerinë e ministres për mbrojtjen e lumit dhe u zotuan që bashkë do të punojnë  në mbrojtjen e bukurive dhe resurseve natyrore që ka Kosova.

Video:

https://wetransfer.com/downloads/de4e7cf51f4afc82d302c27a3699678820171226131552/b6f4dd

https://wetransfer.com/downloads/49df7f87f5617a9ef46f58b003ca38d920171226131453/5b6d90