RAPORTO

veprime ilegale

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Ujërave

Me moton “Uji për Ushqim të Shëndetshëm dhe të Sigurt”, Ministria e Mjedisit, shënoi 22 marsin, “Ditën Botërore të Ujit” dhe 23 marsin “Ditën Botërore të Mtreologjisë”.
Me moton “Uji për Ushqim të Shëndetshëm dhe të Sigurt”, Ministria e Mjedisit, shënoi 22 marsin, “Ditën Botërore të Ujit” dhe 23 marsin “Ditën Botërore të Mtreologjisë”.

Në konferencën e organizuar për nder të kësaj dite, ku pjesëmarrës ishin zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe ekspertë të kësaj fushe, u vlerësua se Kosova është një vend, i cili konsiderohet me rezerva të pamjaftueshme të resurseve ujore dhe se në të ardhmen mund të paraqesin pengesa në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ilir Mirena, zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se institucionet e Kosovës, por edhe qytetarët në përgjithësi, e kanë për obligim të ndiejnë përgjegjësi për veprimet dhe aktivitetet, të cilat ndërlidhen me resurset ujore, në mënyrë që t’i ruajnë, mbrojnë dhe t’i përdorin sa më racionalisht.
Sipas tij, duke bërë këto veprime do të arrihet qëllimi për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe cilësor.

Naser Bajraktari, Drejtori i Departamentit të Ujërave, ka vlerësuar se sigurimi i ujit duhet të shfaqet si një përparësi globale dhe duhet të rezultojë nga një vullnet i jashtëzakonshëm i përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare, për miratimin e disa traktateve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me sigurinë e resurseve ujore.

Po sot, është shënuar edhe 23 marsi Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë, me ç’rast drejtori Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj ka përmendur të arriturat dhe sfidat e këtij instituti gjatë historikut të zhvillimit në Kosovë.
Sipas tij, Ministria e Mjedisit ka realizuar projektet që kanë ardhur si donacion i BE-së në vlerë prej 3 milionë euro, ku janë avancuar instrumentet, me të cilat është mundësuar që të bëhen të gjitha analizat për ajrin, ujërat sipërfaqësore, nëntokësore dhe dheun.

Në fund të konferencës u hap debati ku nga të pranishmit, u debatua për resurest ujore që ka vendi ynë, sfidat dhe projektet që duhet të realizohen në mëyrë që këtë resurs të pazëvendësueshëm, vendi ynë ta ketë në sasi të mjaftueshme dhe sa më kualitativ.

Ndryshe, që nga viti 1992, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 22 Marsi, Dita Botërore e Ujit, ka hyrë në kalendarin e shënimit, si ditë ku manifestohet vetëdijesimi i popullatës për ruajtjen dhe menaxhimin sa më racional të ujit të pijshëm.